Nenkryetari i LSI-se, Petrit Vasili, njeheresh nje nga anetaret e Keshillit Politik per Reformen Zgjedhore me paritet perfaqesimi te te dy paleve, ka reaguar pas takimit per Reformen te mbledhur sot nga OSBE
Sipas Vasilit, “Borchard organizon tryeze me ambasadoret per reformen zgjedhore dhe fton vetem njeren pale, Gjiknuri dhe Hajdari, dhe cuditerisht flet per dialogun”.
Vasili thekson me tej se “Borchard çfaqet serish recidivant ne qendrimet e tij te njeanshme, konfliktuale dhe perçarese, qe e minojne dialogun e ndertuar me shume mundim”.
Postimi i Vasilit
Borchard serish kunder dialogut!
Borchard organizon tryeze me ambasadoret per reformen zgjedhore dhe fton vetem njeren pale, Gjiknuri dhe Hajdari, dhe cuditerisht flet per dialogun.
Interesant vertet!!
Me sa duket askush nuk e ka informuar se eshte krijuar Keshilli Politik per Reformen Zgjedhore me paritet perfaqsimi te te dy paleve.
Si duket atij ky Keshill Politik, me kater perfaqesues 2 nga seicila pale si instrument dialogu nuk i pelqen dhe nuk e do.
Dialogu permes Keshillit Politik nuk eshte dogme eshte realitet, eshte veprim eshte fakt dhe si i tille nuk mund te diskutohet nga kerkush.
Borchard çfaqet serish recidivant ne qendrimet e tij te njeanshme, konfliktuale dhe perçarese, qe e minojne dialogun e ndertuar me shume mundim.