Andi Bushati/ Kronologjia e detajuar e ndryshimit të kufijve: Kush gënjen Edi apo Ramushi?

Premte, 24 Janar 2020 16:43

Përballja e radhës mes dy kryeministrave të dy shteteve shqiptare, ka ngritur sërish të njëjtën pyetje në publik: kush gënjen: Edi apo Ramushi?

Haradinaj e cilësoi me këmbëngulje të enjten në mbrëmje homologn e tij në Tiranë, si një nga projektuesit e coptimit të Kosovës. Ai tha se ka dëshmitarë të huaj dhe shqiptarë, të cilëve Rama u ka folur për këtë gjë, madje ai pohoi se është gjendur edhe vetë në tryeza ku Rama e ka shtruar këtë temë.

Por, përkundrejt pohimeve se ai ka qenë një fanatik i shkëmbimit të teritoreve, kryeministri shqiptar i cilësoi ato si ‘bërllog politik”. Me stilin e tij ai shtoi batutën: “Unë kam dashur ta ndaj Kosovën, po aq sa ç’ka dashur Ramushi ta ndajë Princ Harryn nga Familja Mbretërore”.

Megjithëse këto qëndrime diametralisht kontradiktore nuk kanë më vlerë politike, pasi tani të gjitha palët e pranojnë varrosjen e idesë së çmendur të shkëmbimit të territoreve, zbulimi i së vërtetës i shërben më shumë historisë, për të kuptuar se kush ka qenë në anën e drejtë apo në atë të gabuar të saj.

E këtu, ndonëse nuk kemi ndonjë foto, ku Rama të jetë duke vizatuar harta e Ramushi duke i grisur ato, ndonëse nuk kemi dokumenta për të parë se ç’plane kanë hartuar treshja Vuçiç- Rama- Thaçi e me kë komplotoi Haradinaj për ti penguar ato, ne mund të nisemi nga qëndrimet që kanë mbajtur palët gjatë këtij debati mbi dy vjeçar.

Dhe në këtë pikë shancet më të mëdhaja janë që si gënjeshtar të etiketohet kryeministri ynë. Sepse në mënyrë indirekte por këmbëngulëse ai është reshtuar hapur pro partizanëve të shkëmbimit të teritoreve.

Fillimisht në kulmin e debatit për këtë temë, kur Hashim Thaçi, i cili e artikuloi atë i pari në gusht të 2018, duke u vënë në qendër të akuzave, Rama i doli atij në mbrojtje me shprehjen tashmë të njohur: “Kush i thotë Thaçit tradhëtar është vetë gomar”.

Por, anësia e tij nuk përfundon këtu. Për ti shkuar deri në fund kësaj aventure marroke, Edi Rama riskoi të prishej edhe me kancelaren Merkel. Shumë më parë se shefja e qeverisë gjermane të dilte publikisht krahas kryeministrit të Bosnjes, Zvizdiç (gusht 2018) ai e kishte thirrur në Berlin Edi Ramën për ti marë premtimin se ai nuk do ta mbështeste këtë çmenduri. Rama ia dha premtimin në kancelari, sy më sy. Por më pas, atëhere kur llogariti se plani i ndarjes kishte mbështetje amerikane, ai u tregua i gatshëm ta tradhëtonte kancelaren: “Merkel është kancelarja që mbron interesat e vendit të saj, kurse unë ato të vendit tim” tha ai në mediat Shqiptare.

I bindur se mundësi të tilla të arta “vijnë vetëm njëherë”, ai e shkarkoi në janar ministrin e jashtëm Bushati, që kishte dalë publikisht kundër hapjes së Kutisë së Pandorës duke mbështetur obsionin gjerman.

Që në gusht të 2018 në një shkrim për Washington Post,  Carl Bild, pas një bisede me të, pohoi se kryeministri shqiptar është i hapur ndaj kësaj ideje. Të njëjtën gjë konfirmoi shumë më vonë edhe ish ministri gjerman, Christian Schëarz-Schilling, i cili pas një bisede me të pohoi se Rama e shihte këtë mundësi si një hap për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.  

Që Rama ka qenë i përfshirë në këtë projekt të nisur në Beograd e konfirmon edhe fakti se ai nuk e goditi asnjë herë atë publikisht. Këtë gjë do ta bënte vetëm pasi kjo çmenduri kishte dështuar dhe vetëm pasi presidenti serb Vuçiç e shpalli publikisht në gusht 2019 se idetë e tij kishin dështuar dhe se plani i ndryshimit të kufijve kishte vdekur.

Vetëm pas kësaj kryeministri mori lirinë të deklarohej prer dhe pa ekuivoke në Real Story se “Unë jam kundër shkëmbimit të territorit dhe kundër përcaktimit të kufijve etnikë” .

Ky pra është historiku i këtij kalvari, i cili na lejon që, edhe pa qenë prezent në bisedat sekrete, edhe pa pasur fotot e hartave apo filmimet e tyre ti japim sot të drejtë, Ramush Haradinajt. Kryeministri i Kosovës që pati guximin ta denoncojë publikisht këtë aferë, që pas darkës në shtëpinë e Hashim Thaçit, në shkurt të 2019, pikërisht në kohën kur ajo dukej sikur kishte edhe mbështetjen e Uashingtonit, na ka thënë gjithmonë të vërtetën.

Dhe ne sot nuk kemi nevojë për një proces gjyqësor për të kuptuar se Edi rama na ka gënjyer edhe dje edhe sot.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...