E thithmja e Lefterit të çon tek të thithurat e Ramës

Premte, 24 Janar 2020 18:00

Pamjet narkotike të Lefter Allas duke “rrufitur” kokainë nuk duhen parë thjesht brenda kornizës së asaj kamere lokali. Hordhitë e kryebashkiakëve kriminale të mbarsur nga farsa e 30 qershorit natyrisht u prezumohej edhe pa pamje një fakt i tillë, marrë parasysh se deri më tani i kanë rënë nja 3 kryebashkiakë Edvinit si të dënuar për vepra të rënda jashtë vendit.

 Në fakt, ajo e thithur kokaine që bënte Lefteri ishte letra e lakmusit e qeverisë narkotike të Ramës. Të gjitha aktivitetet qeveritare të demaskuara të qeverisë Rama kanë pasur si emërues drogën, duke nisur me uzinën e kokainës së Xibrakës deri tek kooperativat e hashashit të Sajmir Tahirit.

Por është e habitshme të shohësh se nga të gjitha skandalet e dalë të Ramës, tek kjo videoja narkotike e Lefterit i dallohet një frikë, një zverdhje, një panik i heshtur se mos kokaina e Lefterit krijon një precedent të atillë saqë zbulon overdozën nga poshtë-urat e Parisit deri tek poltroni i Kryeministrisë së Edi Ramës. Ambalazhi propagandistik me deklaratat e eunukëve të Ramës nuk po arrin t’i mbulojë vizat e Lefterit. Përkundrazi, duket se kjo ngjarje shigjeton tek hunda e çarë e kryeministrit tonë të paqëndrueshme, i cili ka refuzuar të jap edhe një fije floku për t’i shpëtuar testit të drogës. Po ashtu, ai i vuri bllokadën dekriminalizimit që të përfshinte në kufizimet e veta edhe testin dhe zyrtarët “junky” siç i quan terminologjia e huaj.

Në këto rrethana, Lefteri na tregon atë çfarë ka parë në zyrat dhe “bujtinat” e Ramës . Testi i drogës së Lefterit është testi i reformës në drejtësi dhe SPAK-ut për të shkuar tek një kryeministër që ka arritur  në pikun ku kokainën e ha si trahana.

Modifikuar më Premte, 24 Janar 2020 18:05
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...