Lubonja: Rama përdori takimin me Merkel. Pse jam kundër deklaratës së kancelares për reformën në drejtësi

Hënë, 27 Janar 2020 17:59

Analisti Fatos Lubonja deklaroi se kryeministri Edi Rama përdori takimin që zhvilloi me kancelaren gjermane Angela Merkel sot në Berlin. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ teksa komentoi takimin në fjalë, Lubonja tha se kreu i qeverisë shqiptare po përdor kancelaren për të krijuar idenë se ajo Gjermania është pro çeljes së negociatave dhe ‘Mini-shengenit’.

Po ashtu Lubonja u ndal tek reforma në drejtësi, ndërsa theksoi se ndryshe nga Merkel, ai dhe shumë shqiptarë mendojnë se kjo nismë është histori dështimi.

Ai tha se ndërkombëtarët na shohin ne kontekstin gjeopolitik, ndërsa shtoi se legjitimitetin duhet ta përcaktojë shteti ynë.

“Takimi, përveç tërmetit, lidhet dhe me një temë tjetër, atë të hapjes së negociatave. Sipas Ramës, Gjermania dhe Merkel është pro negociatave, ‘Mini-Shengenit’ ballkanik, që na fut në debatet që ai ka pasur me Haradinajn. Mendimi im për çështjen e negociatave është ky; hapen apo nuk hapen, pak janë shanset që të ndërrojnë gjerat në Shqipëri. Edhe mund të ketë shans që të hapet procesi i negocimit për hyrje në Europë. Turqia i ka hapur me dekada më përpara dhe ende nuk është bërë pjesë e BE. Ky është problemi nëse do bëhemi apo jo. Për arsye gjeo-politike sot duket se ka ndryshim qëndrimi tek Franca. Të shohim se ça do ndodh në Kroaci. Janë ndryshime që nuk mendoj se duhen matur me peshoren e asaj nëse kemi bërë suksese apo jo suksese. Ato do t’i matim ne më shumë se sa gjermanet. Më bëri përshtypje që Merkel në konferencën e fundit ka thënë se; Ne çmojmë reformën në drejtësi. Unë mendoj se reforma në drejtësi nuk është histori suksesi, por dështimi dhe mashtrimi. Për arsye gjeo-politike i duhet dhe Merkel që të thotë se është histori suksesi, por ka dezinformim. Edhe opozita jonë nuk është e qartë në këtë proces. Mbetet e hapur çështja. Vlen të komentohet dhe çështja e ‘Mini-shengenit’. Në këtë rast kemi një lloj përdorimi që i bën Rama takimit me Merkel, për debatin që ka pasur me klasën politike ku thotë; ‘Kam Merkel me vete’. Rama i përdor ndërkombëtarët kur i duhet. Problemi që ka Mini-Shengeni me Kosovën, është se Serbia nuk e njeh këtë shtet. Përfshirja direkte e Kosovës, do të thotë; informimi i saj me Mini-shengenin. Duhet të ishte primar nga shteti shqiptar, siç e bëri Rama. Të përdorësh Merkel për të bërë polemikë me shqiptarët dhe ata në Kosovë, na rrit varësinë ndaj të huajve. Dhurata është një gjë që hidhet në koshin e plehrave, nuk është e fituar. 

Fakti që në Shqipëri ka një tjetër mendim, gjykim, nga ai që shfaqi Merkel për reformën në drejtësi. Është e PD, është i imi, i shumë njerëzve. Për ne reforma në drejtësi është më së shumti një gjë ose e ideuar për të kapur drejtësinë nga Rama. Kjo bën të mendojmë se ka dy vlerësime; Merkel e vlerëson, këtu nuk vlerësohet. Ne nuk mund të na hipnotizosh me një deklaratë të Merkel se; Reforma në drejtësi është sukses. Ky manipulim me ndërkombëtarët, ose manipulim i ndërkombëtarëve, për të manipuluar shqiptarët, është problem që duhet zgjidhur. Shqipëria nga ndërkombëtarët shikohet në kontekst më të gjerë, gjeo-politik. Ideja e përfshirjes së Shqipërisë në BE, por dhe Maqedonisë së Veriut, në këtë kontekst shikohet Europa. Unë mendoj se duhet të jetë patjetër bashkimi me Europën, por nuk mjafton kjo për të qenë mirë me vendin tonë. Ngulmoj që këto takime i duhen Ramës për të mbajtur këtë iluzion, por duhen ridimensionuar. Jo siç i manipulonte shqiptarët Enver Hoxha në kohën e vet.”, tha Lubonja.

Po ashtu analisti ka komentuar dhe deklaratën e parë pas marrjes së detyrës nga ambasadorja e re e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim.

“Mesa pash ajo ka bërë një deklaratë të përgjithshme që lidhet me marrëdhënies mes Shqipërisë dhe SHBA. Ata shikojnë interesin e tyre. Shqipërinë e shohin në kontekstin në gjeopolitike. Lufta që këtu të ketë më shumë demokraci, liri më shumë të drejta të mediave, ekonomik të pastër dhe të qëndrueshme, kjo është puna jonë. Ambasadorja e ka të fundit në axhendën e vet. Ndërkombëtarët janë përcaktues, padyshim. Nëse Rama do dilte në një qëndrim anti-amerikan, anti-europian dhe me lidhje me Rusinë, do kishte rënë qeveria sot. Enver Hoxha nuk do të qëndronte një vit në këmbë sikur mos të kishte Bashkimin Sovjetik. Ai lidhej gjithmonë me një të huaj dhe bëri katastrofë. Një nga arsyet se pse Palmer mori në telefon dhe kërcënoi PD; ‘Nëse ju bëni bllokimin e zgjedhjeve, do ju fusim në listë si organizata terroriste’. Kjo u tha nga rreziku i një destabilizimit që përfshin Shqipërinë. Kjo është e rëndësishme, stabilitet në një rajon që e kanë në sundimin e tyre. duhet të jemi më të pavarur.”, tha Lubonja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...