Komandanti i Gardës mbyll dyert/ Si po përdoret tërmeti për të bllokuar Vettingun në Policinë e Shtetit

Hënë, 27 Janar 2020 18:01

Ish-kryeministri Sali Berisha teksa ka publikuar në rrjetin social ‘Facebook’ një mesazh të qytetarit dixhital, shkruan se tërmeti po përdoret për të bllokuar vettingun e policisë, duke mbyllur godinën e Autoritetit të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.

Sipas qytetarit dixhital, godina ishte inspektuar 2 muaj më parë dhe se nuk kishte pësuar dëmtime, ndërsa shton se kjo bëhet me qëllim se drejtues të lartë të Policisë, nuk plotësojnë kushtet për të kaluar vettingun.

DENONCIMI TEK BERISHA

 Lexoni se si perdoret termeti per te bllokuar vetingun e narkopolicise!

Komandanti i Gardes nuk lejon hyrjen ne ndertese te punonjesve te vetingut!
Pas dy muajve kujtohet se ka demtime nga termeti.
Qytetari dixhital mohon qe te kete demtime.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje drMe urdhër të komandantit të Gardës së Republikës i janë vëne shiritat dhe është ndaluar hyrja punonjesve dhe ushtrimi i aktivitetiti të dy institucioneve që kanë zyrat në të njëjtën godinë brenda territorit të Gardës. Autoritetit të Dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit dhe Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit (Vetingu i Policisë dhe Gardes) me preteksin se godina ka probleme nga tërmeti i datës 26 Nëntor 2019. Vlerësimi është bere 2 muaj mbrapa dhe gjate kesaj kohe godina nga brenda e jashtë e Vetingut është komplet në rregull dhe është punuar pa probleme. Situata qëndron me faktin e njerëzve që po shqyrtohen nga komisionet tashi, dhe nuk kalojnë vetingun. Drejtues të lartë të Policisë që janë ish funksionarë të Sigurimit të Shtetit dhe që nuk justifikojnë pasuritë e tyre dhe me kontakte të papërshtatshme me krimin e organizuar. Këto të dhëna jane zyrtare nga Vetingu dhe Autoriteti i Dosjeve që përpunojnë këto informacione. Komandanti i gardës e drejtues të lartë të policisë janë gati për tu larguar nga detyra se nuk plotesojne kushtet ligjore për qëndrimin ne detyre.

Modifikuar më Hënë, 27 Janar 2020 18:19
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...