Pas takimit me Merkel, ministria e Jashtme gjermane nxjerr blof Ramën

Tuesday, 28 Janar 2020 09:20

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar dje në një intervistë për Top-Channel se Shengeni Ballkanik ishte pjesë e diskutimeve të tij me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Nga mënyra sesi përgjigjet zoti Rama duket sikur ai dëshiron të marketojë një mbështetje gjermane në këtë kuadër, nisur nga fakti se Shengeni Ballkanik është pranuar edhe nga presidenti serb Vuçiç se kundërshtohet në disa vende të BE-së. Cilat janë këto vende?

Pyetja ka vetëm një përgjigje që ka kuptim: Janë vende që kanë rëndësi. Përndryshe askush nuk do përfillte shqetësimin e kryeqyteteve pa peshë në vendimmarrje. Kryeministri na thotë atë që nuk u zu në gojë në konferencën për shtyp me Merkel: Gjermania mbështet Shengenin Ballkanik.

“Natyrisht kancelaria është tejet mbështetëse për këtë proces. Madje ne diskutuam dhe ky proces do të gjejë një mbështetje gjithmonë dhe më të madhe. Konsiderohet një nisëm shumë domethënëse dhe fakti që kjo nisëm u ndërmor nga nga tre vende, por jo si një nisëm ekskluzive, por një nisëm gjithpërfshirëse ku të gjitha vendet janë të ftuara dhe fakti që në fund të ditës kjo nisëm nuk është asgjë tjetër veçse jetësimi i nismave të dakordësuara gjatë procesit të Berlinit e bën kancelaren shumë të inkurajuar dhe shumë të interesuar për procesin.

Përfshirë dhe faktin që ajo e kupton shumë mirë dhe e di shumë mirë se çfarë hapi i jashtëzakonshëm është bërë në raport me Serbinë duke e bindur Serbinë që të heqë dorë nga vetoja ose nga refuzimi për të lejuar dhe lëvizjen e lirë të njerëzve që do të thotë: Lëvizja e lirë e njerëzve mes Shqipërisë dhe Kosovës. Gjë që për fat të keq në Prishtinë nuk duan ta kuptojnë dhe kujtojnë se duke e kthyer këtë në një debat se kush është tradhtari dhe kush është patrioti po i bëjnë ndonjë nder apo të mirë Kosovës”.

Kështu na thotë kryeministri i Shqipërisë, i cili edhe lëvizjen diplomatike të ambasadorit amerikan Grenell – krejtësisht në funksion elektoral për Donald Trump – e konsideron si komplementare me Shengenin Ballkanik.

Vini re kujdesin e z. Rama për të theksuar se nisma nuk ishte ekskluzive, se ajo është e hapur për të gjithë. Nëse është kështu, çfarë vlere ka atëhere Nisma e Berlinit dhe pse të mbivendosësh në këtë mënyrë projektet? Asnjë vend nuk do të dalë hapur dhe në mënyë të posaçme kundër Shengenit Ballkanik, pasi nismëtarët kanë me vete alibinë bazë: është një projekt që imiton Europën dhe vlerat e saj. Por ai është një projekt që ka implikime dhe autorësi, që ndërfutet mes nismave dhe detyrimeve të tjera dhe në fund është e qartë se nuk mund të ketë sukses pa mbështetje. Për të sqaruar diçka më shumë rrethë kësaj çështjeje, ResPublica iu drejtua me disa pyetje Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë dhe Departamentit Amerikan të Shtetit.

Në përgjigjen e vet, Ministria e Jashtme gjermane shprehet: Shqip mund të sillet në këtë formë;

“Thellimi i bashkëpunimit rajonal është një prioritet i Procesit të Berlinit dhe një hap i rëndësishëm drejt të ardhmes europiane të Ballkanit Perëndimor. Për këtë arsye, ne mirëpresim të gjitha nismat që i japin një shtysë të re integrimit rajonal. Për Gjermaninë mbetet me rëndësi kruciale që një progres i tillë të përfshijë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe që nismat të jenë në një linjë me detyrimet në fuqi – konkretisht CEFTA dhe Zona Ekonomike Rajonale – në mënyrë që të shmanget fragmentarizimi i mëtejshëm i rajonit”.

Është e qartë se fryma e bashkëpunimit mbështet, por forma e Shengenit Ballkanit, JO. Dhe ajo që vë në dukje Ministria e Jashtme gjermane në fakt ka ndodhur. Kosova është vendi i parë që e refuzoi atë duke çuar në përplasje të re përveç asaj që ka me Serbinë. Edhe Mali i Zi ishte i pranishëm në takimin e Tiranës sa për formalitet, ndërkohë që Bosnje Hercegovina nuk ka një qëndrim.

Nga ana tjetër nuk mund të mos shihet se Berlini zyrtar konsideron si prioritar dhe kryesor në Ballkan, Procesin e Berlinit që me Shengenin Ballkanik ngjan se relativiziohet bashkë me rolin e Gjermanisë. Kujtojmë këtu se në fjalën e parë që z. Rama mbajti në Novi Sad, pra kur Minishengeni u promovua, deklaroi se ne nuk kemi pse presim Eruopën

Dhe kjo është një deklaratë që është mbajtur shënim.

DASH nuk u përgjigj për pyetjet drejtuar, ndërkohë që siç është vënë re diplomacia amerikane nuk ka patur ndonjë vizion apo angazhim të thellë këto kohë, veç spektaklit të Grenell që kërkoi një marrëveshje të shpejtë.

Është ajo lloj fitoreje që po kërkon të shesë edhe z. Rama në Tiranë, ku shërben sipas midesë qëndrimet e të tjerëve, duke spekulluar me heshtjen apo hapësirën e komunikimit mes vendeve. Por edhe më parëndësinë e Shqipërisë që ai drejton. Fundja kush do lodhej në Europë të përgënjeshtronte një kryeministër të Shqipërisë?/Respublika

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...