Papunësia është një ndër arsyet kryesore pse të rinjtë shqiptarë po largohen masivisht nga vendi.
Kështu shprehet ish-deputetja dhe kryetarja e LRI, Floida Kërpaçi.
Përmes një postimi në Facebook, ajo shprehet se, edhe në takimin me Komisionerin e BE për Punësimin, i theksova që propaganda dhe mashtrimi janë dy mekanizmat që po ndikojnë te shpopullimi masiv.
Sipas Kërpaçit, garancia më e madhe është Lëvizja Socialiste për Integrim, partia e të rinjve.
“Papunësia në Shqipëri është një ndër arsyet kryesore të largimit masiv të të rinjve!
U premtua hapja e 300.000 vendeve të punës, por në fakt ishte vetëm një mashtrim nga Rilindja!
Në takimet e mia të përditshme me të rinjtë, por jo vetëm kuptoj që ka një ndjenjë të thellë mosbesimi dhe dëshire për tu larguar nga vendi ynë!
Edhe në takimin me Komisionerin e BE për Punësimin, i theksova që propaganda dhe mashtrimi janë dy mekanizmat që po ndikojnë te shpopullimi masiv.
Megjithatë, garancia më e madhe është LSI, si partia e të rinjve. Ne i kuptojmë sfidat që kalon çdo njeri sot dhe prandaj kemi hartuar programin e punësimit të të rinjve, me ambicien për të rikthyer shpresën dhe për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri!
Duhet të veprojmë shpejt për të ndryshuar qeverisjen e vendit, para se të gjithë të largohen dhe e vetmja gjë që do të ngelet është betoni, asfalti dhe dosjet e mëdha të korrupsionit që varfëroi deri në shpopullim Shqipërinë.
Koha për shpresë, LSI”, shkruan Kërpaci në reagimin e saj.