‘Jam ushtari yt i bindur’/ Si u kap me drogë vëllai i shefit të rrugores që i premtonte besnikëri Saimir Tahirit

Tuesday, 28 Janar 2020 18:33

Paraditen e 17 janarit, Policia finalizoi një operacion antidrogë, gjatë të cilit u arrestua edhe Pajtim Aga, vëllai i ish-shefit të Qarkullimit të Dibrës, Robert Aga. Nisur nga këto rrethana, mësohet se është pezulluar nga detyra shefi i Policisë, emri i të cilit doli edhe në përgjimet e gazetës gjermane “Bild”.

Robert Aga ishte një ndër personat që u përgjua në kuadër të hetimeve të dosjes 184 për shitblerjen e votës në zgjedhjet e 2016 në Dibër. Në një prej përgjimeve, ai i thotë Saimir Tahirit: “Unë jam ushtari yt i bindur”.

 

Gazeta “Panorama”, ka siguruar dosjen e Prokurorisë, ku zbardhet operacioni për arrestimin e Pajtim Agës, i cili rezulton se është mbajtur në vëzhgim nga Tirana deri në Gjirokastër, takimet që ka kryer dhe më pas arrestimin e tij në flagrancë pas takimit me dy persona të tjerë në një lokal. Në dosje zbardhen edhe dëshmitë e personave të tjerë që u arrestuan gjatë operacionit, të cilët mohojnë të kenë pasur dijeni për drogën. Më poshtë jepet një pjesë e dosjes së Prokurorisë.

 
 

NDJEKJA DHE ARRESTIMI

 

Më datë 7 janar 2020, rreth orës 12:10, në Tiranë, në rrugën “Thoma Koxhaj, është bërë kapja në flagrancë e shtetasve: Edmond Rajta, Pajtim Aga, Shkëlzen Mazari, Fatjon Dodoj, Devis Mija, Marsilda Piperi dhe Arjet Halilaj. Nga veprimet operacionale e procedurale, në funksion të procedimit penal nr. 528, viti 2019, të Prokurorisë së Dibrës, u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasve të mësipërm.

Më datë 17 janar 2020, nga ana e oficerëve të Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, rreth orës 08:00 janë organizuar shërbime në funksion të procedimit penal, për identifikimin e automjeteve me të cilat do të lëvizte shtetasi Pajtim Aga në drejtim të qytetit të Gjirokastrës, ku janë organizuar shërbime në afërsi të banesës së tij në zonën në afërsi të ish-stacionit të trenit, në Rrogozhinë, në afërsi të rrethrrotullimit që ndodhet te vendi që njihet me emrin “Bishti i Zhurit” dhe në qytetin e Gjirokastrës, ku shtetasi Pajtim Aga do të takohej me shtetasin Paulin Doda dhe një shtetas me emrin Azem.

Rreth orës 10:00, shtetasi Azem ka hipur në autobus dhe ka vazhduar lëvizjen në drejtim të Tepelenës-FieritLushnjës. Rreth orës 10:24, nga ana e njërit nga grupet e vëzhgimit është konstatuar Pajtim Aga në drejtimin e automjetit “Fiat”, me targë AA 969 UB, me drejtim lëvizjeje Lushnjë-Rrogozhinë, në autostradë.

Automjeti “Fiat” ka vazhduar lëvizjen në drejtim të Durrësit, më pas në zonën e “Plepave” ka vazhduar lëvizjen në rrugën dytësore në aksin rrugor Durrës-NdroqTiranë. Në zonën e Kombinatit, është kthyer majtas në rrugën që njihet si “Rruga e Qelqit”, më pas është futur në një rrugë të pashtruar ku ka ecur rreth 100 metër dhe ka hyrë te një banesë dykatëshe në krahun e djathtë të rrugicës, që kishte një portë të zezë. Pasi ka futur automjetin brenda, nga ana e Policisë është konstatuar se në oborrin e banesës ishte edhe një automjet tjetër, autoveturë e zezë.

Rreth orës 11:40, Pajtim Aga ka dalë nga rrugica dhe te kryqëzimi ka marrë një person rreth 50 vjeç e të dy kanë vazhduar lëvizjen në këmbë, në drejtim të banesës ku ishte futur mjeti tip “Fiat”. Rreth orës 11:54 është konstatuar nga Policia duke dalë nga banesa automjeti me ngjyrë të zezë, me targë AA 986 UB dhe pas tij doli edhe automjeti “Fiat”. Sapo kanë dalë te kryqëzimi, automjeti i zi ka ndaluar në rrugën “Thoma Koxhaj”.

Pasi kanë parkuar automjetin, Pajtim Aga dhe personi që ishte me të, zbritën dhe u futën në ambientet e brendshme të një lokali. Pas komunikimit me drejtuesin e operacionit u vendos që të bëhej ndalimi i personave dhe kontrolli i automjeteve. Në brendësi të lokalit u bë ndalimi i Pajtim Afës, si dhe i personit që ndodhej bashkë me të, që u identifikua si shtetasi Edmond Rajta.

Po kështu, u bë edhe ndalimi i automjetit me ngjyrë të zezë, në drejtim të të cilit ishte një person rreth 50 vjeç, i cili u identifikua si shtetasi Shkëlzen Mazari. Pasagjer në mjetin “Fiat” ishte një person rreth 20 vjeç, i cili u identifikua si shtetasi Devis Mija. Në brendësi të automjetit u gjetën dy çanta, në të cilat kishte material në trajtë pluhuri, ngjyrë kafe e errët, e mbështjellë me letër natriban, e presuar, e dyshuar si lëndë narkotike, që kishin të stampuara një kafshë me shenjën e devesë dhe të leopardit. Tek njëra çantë u gjetën 95 pako dhe te çanta tjetër 41 pako.

DESHMITE

Është pyetur në cilësinë e personit nën hetim shtetasi Edmond Rajta, i cili ka deklaruar se: “Akuzën e dëgjova, e kuptova, por nuk e pranoj atë. E njoh shtetasin Pajtim Aga dhe Shkëlzen Mazari, jemi nga e njëjta anë dhe kemi punuar në ndërhyrjen e shpejtë. Me shtetasin Shkëlzen Mazari jam takuar mëngjesin e sotëm, shtetasit e tjerë nuk i njoh dhe nuk ia kam idenë me ngjarjen e ndodhur”.

Është pyetur në cilësinë e personit nën hetim shtetasi Devis Miha, i cili ka deklaruar se: “Dua të deklaroj se si u gjeta në makinë. Më mori daja në telefon dhe më kërkoi të zbrisja poshtë. Zbrita poshtë dhe daja kishte parkuar para shtëpisë. Ma bëri me dorë dhe u futa në makinë. Daja filloi të ecte me makinë, sepse kishte parkuar keq, ndoshta për të hapur krahun në një vend të përshtatshëm. Më pyeti për patentën, nëse e mora apo jo, dhe i thashë që jo nuk e kam marrë, sepse ngela herën e parë dhe provimin tjetër e kam të martën. Daja më mori për t’u interesuar nëse kisha marrë apo jo provimin e patentës për makinën. Në momentin që kam zbritur nga makina, kanë ardhur disa persona civilë, të cilët janë afruar dhe na kanë ndaluar mua dhe dajën.

Përveç shtetasit Shkëlzen Mazari, të cilin e kam dajë, nuk njoh njeri tjetër nga të mësipërmit”. Është pyetur në cilësinë e personit nën hetim shtetasi Fatjon Dodaj, i cili ka deklaruar se: “Lënda narkotike, që përmendet më sipër, nuk është e imja. Dua të deklaroj se, ditën e djeshme më ka marrë në telefon shtetasi Arjet Halili, i cili më ka thënë që janë kthyer nga Greqia dhe donte të bënte një dush e nëse kishte mundësi të vinte në shtëpinë time. Ka ardhur në shtëpinë time mbrëmjen e datës 16 janar dhe është larë në dush, ka ngrënë bukë. Pas kësaj, është larguar.

Kur ka qenë te shtëpia, ka pasur një çantë me vete, në të cilën tani po vihem në dijeni se kishte lëndë narkotike. Para se të dilte nga shtëpia, nga çanta nxori një palë xhinse dhe madje unë i dhashë një palë çorape, sepse m’i kërkoi, dhe një xhup. Ndërsa rrobat e tij që i ndërroi, i futi në lavatriçe, të cilat janë ende në shtëpinë time. Çantën, të cilën ai e kishte me vete, unë e kam marrë dhe për inerci e kam hedhur poshtë televizorit, duke menduar se ai do kthehej të nesërmen dhe të merrte rrobat që kishte pasur veshur. Nuk kam pasur dijeni se në çantë ndodhej lëndë narkotike. Nga shtetasit e mësipërm njoh veç shtetasin Arjet Halilaj dhe shtetasen Parsida Piperi, të cilën e kam bashkëjetuese”. Është pyetur në cilësinë e personit nën hetim shtetasja Marsida Piperi, e cila ka deklaruar se: “Kam dalë nga shtëpia, si zakonisht. Kam bërë një xhiro nga shtëpia tek ‘Ura e Lumit’ dhe në vijim jam kthyer në një bar-kafe, në Bulevardin ’18 Shtatori’, ngjitur me një fast-food. Isha duke pirë kafe me Fatjon Dodajn, person me të cilin bashkëjetoj në banesën në lagjen ‘Varrosh’, Gjirokastër.

Ndërsa ishim duke pirë kafe, Fatjonin e mori në telefon Eduard Piperi, një i afërm i ish-bashkëshortit tim. Fatjoni u largua, ndërsa unë qëndrova në kafe. Më vonë, rreth 20 minuta më pas, më thotë kamerieri që Fatjonin e morën dy djem me makinë. Dola për të parë jashtë dhe në atë moment ndalon një makinë dhe më pyet nëse po kërkoja Fatjonin. Pasi pohova, ata u prezantuan si punonjës Policie dhe më shoqëruan për në Komisariat. Lidhur me faktin që në banesën time në lagjen ‘Varrosh’ është gjetur një sasi prej 1.633 kg nënprodukt i kanabis sativa, deklaroj se nuk kam dijeni dhe e kam mësuar në momentin kur po më shoqëronin për në Komisariat. Me shtetasin Fatjon Dodaj, bashkëjetoj. Jam e martuar, por nuk jetoj me bashkëshortin, pasi për arsye ekonomike, nuk kam mundur të bëj divorcin. Jam nënë e një djali 14 vjeç dhe kujdesem për të.

Shtetasi Arjet Halilaj është një i njohur i Fatjonit dhe ka rastisur të takohem me të. Për herë të fundit, shtetasin Arjet Halilaj e kam takuar më 16 janar, në mbrëmje, pasi erdhi në shtëpi dhe donte të bënte një dysh. U la dhe pasi bëri dush, u largua. Nuk di se çfarë ka bërë Arjet Halilaj, pasi kam dalë nga shtëpia përpara se ai të largohej dhe kur jam kthyer, nuk e kam gjetur aty. Nuk kam konstatuar asgjë kur jam kthyer në shtëpi. Nuk i njoh shtetasit Shkëlzen Masari, Edmond Rajta, Devis Mija e Pajtim Aga.

“Emri i Robert Agës (ish-shefi i Qarkullimit Dibër, që u shkarkua pas arrestimit të vëllait, Pajtim Aga) doli në përgjimet e gazetës gjermane “BILD”, për blerjen e votave në Bashkinë e Peshkopisë në votimet e shatorit të vitit 2016. Përgjimet u publikuan në qershor 2019. “

PJESE NGA PERGJIMET E “BILD”

Robert Aga: O vëllai im, si je?

Xhemal Qefalia: E, jam ul në një tavolinë kështu… Ku ke qejf të shkosh ti, në Bulqizë?

Robert Aga: Po.

Xhemal Qefalia: Mirë hajt! Ciao.

Robert Aga: Kush të tha ty?

Xhemal Qefalia: Jam ul këtu me Kryeministrin dhe me ministrat.

Tobert Aga: Jo, unë të garantoj se do bëj çfarë të doni ju.

Xhemal Qefalia: Se mos sjellim atë Ben (Keshin) aty, si thua?

Robert Aga: Po mirë.

Xhemal Qefalia: Për kok tate po, a do foto nga tavolina jonë?

Robert Aga: Hajt mo burrë, do jesh me ndonjë dashnore aty…

Xhemal Qefalia: Pse e mbylle, ja ta nxjerr pak ministrin, foli se mi çave b…, foli. (Kthehet) Ej, foli çik këtij shokut tim nga komisariati.

Saimir Tahiri: Alo, o Berto!

Robert Aga: Mirëmbrëma, si je?

Saimir Tahiri: Nuk shkon kjo punë, që më jep Xhemali telefonin të të falënderoj unë ty. Nuk shkon kjo.

Robert Aga: Jo, të lutem.

Saimir Tahiri: Nga pikëpamja institucionale, nuk shkon.

Robert Aga: Sinqerisht, më ka gënjyer.

Saimir Tahiri: Megjithatë, faleminderit shumë për angazhimin. Je i madh.

Robert Aga: E kam detyrim.

Saimir Tahiri: Je i madh. Edhe mos e rruj k… për atë që thonë ata (opozita) se…

Robert Aga: Unë jam ushtari yt.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...