‘Njerëzit po kthehen në shtëpitë e dëmtuara’, Basha nga Sukthi: Me 10 milionë euro të oligarkëve, sistemohen të gjithë famijet

E Enjte, 30 Janar 2020 15:00

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua me banorë të Sukthit, të cilët denoncuan autoritetet se i kanë nxitur të hyjnë në pallatë të pasigurta, për të cilat akoma nuk ka vlerësim për sigurinë e tyre. “Tre – katër ditë pas tërmetit kanë ardhur vetëm dy inxhinierë grekë të cilët thanë se duhet të vijnë specialistë me aparatura, të kontrollojnë pallatet.

Na kanë venë vetëm nga një kryq të verdhë, që të mos hyjmë brenda.”- tha një banor I revotluar, duke treguar edhe disa dikumenta të bashkisë.  ‘Shumë nga ne kanë hyrë, se nuk kemi marrë as bonus, nuk kemi ku shkojmë- tha një tjetër. “Po paguajmë taksa çdo muaj, pse të mos vijnë e të na thonë a banohet këtu. “ “Shteti nuk ekziston për në. Vetëm opozita ka ardhur. Shtëpitë na janë bërë copë.

Ne duam të dimë vetëm a është e banueshme shtëpia. Shkojmë tek bashkia dhe na përcjellin “Ik se do të vijmë”. – tha një kryefamiljare. “Na kanë harruar fare a jemi njerëz a s’jemi - u shpreh një banor- Kaluan dy muaj dhe asnjeri nuk vjen. Jemi me fëmijë të vegjël, siç e sheh vetë, jemi jashtë, Shkuam në hotele, na nxorën. Bonus qeraje s’kam marrë akoma,

Kreu i opozitës vuri në dukje se për të mbrojtur milionat e oligarkëve, qeveria e Edi Ramës ka vënë në rrezik jetën e mijëra familjeve të lënë në me stë katër rrugëve.

“Vlerësim dëmesh nuk ka. Bonus qeraje shumica thotë se nuk kemi marrë. Më e keqja, më e tmerrshmja është kthimi i tyre në shtëpi. Larg qoftë,po ndodhi jë tërmet i fortë, përsëritet Thumana. Ky është krim shtetëror. Ata e humbën jetën prej shtetit, sepse u futën në pallate të dëmtuara, pasi shteti nuk u kujdes për ta. Kam ardhur t’ju them se kjo është situatë kriminale dhe nuk duhet ta pranojmë, dhe nuk duhet ta pranoni as ju më.  Kjo neglizhencë ka vetëm një emër, korrupsion. Gjithçka lidhet me korrupsionin, sepse po t’i merrnin paratë e oligarkëve nuk kishin nevojë të prisnin as për donacione, as për konferencë donatorësh. Po të mërrnin ato 10 milionë euro në muaj që ua japin oligarkëve, do të kishin sistemuar të gjithë familjet e goditura.” -  u shpreh Basha.

Në Sukth njëri prej banorëve zbuloi edhe një abuzim tjetër me banorët e pallateve të pabanueshme.  “Vazhdojmë faturohemi për ujin dhe dritat, megjithëse nuk jemi në shtëpi. Gjithë muajin dhjetor nuk kam qenë në shtëpi, më kanë ardhur 85 mijë lekë drita.”

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...