Rama i “flet” Ramës për të larguar krimin nga politika

E Enjte, 30 Janar 2020 15:09

Nga Boldnews.al

Pas shtatë vitesh pushtet, ndarje të parasë publike dhe posteve me krimin e lidhur gërshet me politikën, kryeministri Edi Rama premton se tani e në vijim nuk do të ketë me krim të organizuar që të futet në administratën shtetërore dhe të mbajë poste politike.

“Biznesit të paligjshëm do i themi që ky nuk është vendi i tyre dhe duhet të kalojnë shumë veshtirësi, ka ardhur koha ti shkojmë pas atyre seriozisht, e të bëjmë të mundur që të gjithë këto gjëra negative që kanë bërë me krimin e organizuar duke hyrë në administratë e politikë, kjo kohë ka marrë fund”-tha kryeministri Edi Rama.

Deklarata ka habitur jo pak, pasi iu deshën gati dy mandate të plota në pushtet që të “kuptojë” se ka një problem serioz, ku personazhe të ndryshëm të veshur me kostumin e Rilindjes bëjnë krim dhe politikë bashkë. I ngjajnë masave me “aksione me goditje të përqëndruar”, si në kohën e para viteve 90’ ku rinia komuniste, instruktohej që një herë ne disa kohë, të merrte sfurqe e kalla për të pastruar ferra apo hapur tokë të re.

Për të gjetur krimin e lidhur me politikën nuk është e vështirë, ai ndodhet në Parlament, nëpër bashkitë e vendit, si këshilltarë bashkiakë, apo drejtues të lartë të administratës publike. Nuk është e nevojshme të ndiqet skutave, pasi krimi sot është me kollare që ia ka veshur me dëshirë vetë pushteti.

Gati 10 % e bashkive të vendit sot konsiderohen të rëna, pasi është zbuluar se kryebashkiakët e PS-së ishin dënuar më parë në një nga vendet e BE-së për trafik drogë, plagosje, grabitje me dhunë dhe falsifikim të vlerave monetare.

E njëta situatë është edhe në administratë, ku bosët e krimit nuk kanë më nevojë të “rrezikojnë” majë skafeve të mbushura me drogë, por kanë gjetur parajsën monetare me fondet publike dhe me statusin e zyrtarit kanë futur nën obrellën e tyre edhe krerët e policisë të cilët nuk janë në gjendje që ti prekin.

Premtimi i Ramës se tashmë e në vijim do të nisë një aksion për të shkëputur krimin nga politika është spektakli i radhës që sunon përhapje propagande. Shprehet se biznesit të ligjshëm do i japë mundësi të barabarta konkurrence. Pas shtatë vitesh nën pushtimin Rilindje, biznesi, paraja publike, shfrytëzimi i resurseve natyrore të vendit dhe ndërtimet janë përqëndruar në duart e pesë subjekteve të preferuara të pushtetit, ose botës së vogël oligarkike që rrëmben thelën e madhe të investimeve publike.

Edhe vetë Rama e ka të qartë se nuk do guxojë të prekë krimin që i është ulur këmbënkryq brenda pushtetit të tij. Ata janë makineria e madhe që pjell vota, që shantazhin votuesit, që blen varfërinë me një shumë qesharake në këmbim të fletës që hedhin në kutinë e votimit. Ky është modeli i instaluar që kurrë nuk do të zhbëhet, Rama është aty, krimi bashkë me të!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...