Përçartja e dhimbshme e kryeministrit ...

E Enjte, 30 Janar 2020 15:31

Në një rrekje të mundimshme e përmes një retorike tërësisht të përçartur e aspak etike, qoftë edhe në caqet e skrupujve të njerëzve pa shumë pretendime intelektuale, kryeministri Edi Rama, duke u pranëvënë e përqasur jo rastësisht e pa qëllim me modestinë e Rudina Hajdarit përmes ballafaqimit e debatit që zhvilloi me të në sallën e Kuvendit, në fakt edhe pse synoi të shfaqte “epërsinë” e vet jo vetëm fizike dhe “intelektuale”, ia doli të na japë vetëm përmasën reale të hipokrizisë, e cila në shfaqjen e rradhës ishte mjerisht edhe mediokre!

Ndërse po “argumentonte” se ka shkelje të mëdha të ligjit e me shumë diferenca prej projekteve të miratuara në projektet e zbatuara në ndërtimet e shumë pallateve në qytetet tona, çka për rrjedhojë, siç tha vetë kryeministri, “është një praktikë që duhet të marrë fund”, duke përshkallëzuar edhe ndëshkimin penal përmes ndryshimeve në Kodin Penal, e gjithë tirada e tij ishte si e një njeriu në erë, si e dikuj që sapo është kthyer nga hëna e nuk ka asnjë lidhje me realitetin e këtushëm!

Nervozizmi, kunfuzioni stilistik, mungesa e argumentave, shpërqendrimi dhe megalomania provinciale e yshtur sa prej padurimit që po e sfidonte hapur e publikisht një deputete pa shumë pretendime në oratorinë e vet, dhe kënaqësisë që të vetët po e ndiqnin gjithë sy e veshë, e madje edhe gojëhapur në përqëndrimin e tyre tipikisht “intelektual”, ishin gjithë çfarë përmbante performanca e sotme kryeministrore në Kuvend.

Edi Rama ka qenë 11 vjet kryetar i bashkisë së Tiranës e mandej, prej vitit 2013, pra prej 7 vitesh, është edhe kryeministër i vendit

Nesë janë bërë me qindra e qindra shkelje të ligjit, pra nēse janë ndërtuar pallate pafund me shtesa të paligjshme katesh në lartësi apo muresh në gjerësi, pa respektuar projektet e miratuara e për to janë dhënë lejet e shfrytëzimit, kush e mban përgjegjësinë më parë e më shumë se sa vetë kryetari i bashkisë?!

Tirana është një shëmti urbanistike, është një shëmti arkitekturore dhe estetike, e dominuar nga kaosi.
Kryeqyteti nuk ka më asnjë mundësi të rikuperojë atë që i është marrë me përdhunë e për të ushqyer interesa korruptive e kriminale, ndaj nëse ka një njeri që është përgjegjës për këtë realitet, përgjegjësi i parë është Edi Rama.
Kjo është një e vërtetë që tashmë e dinë të gjithë, por nëse Rudina Hajdari vetëm sa ia tha në sy e para gjithë Kuvendit, nuk bëri asgjë tjetër, por e dominoi dhe edhe e nervozoi Edi Ramën deri në atë shkallë sa na u shfaq ai që është, edhe pse me më shumë se 150 fjalë në leksikun e vet, për të cilin bëri kujdes të dëshmojë se e ka më të pasur nga ata që merr për sistem referimi!

I gjendur “lakuriq” përballë të vërtetash alarmante nga njëra anë dhe një tufe deputetësh mjeranë që të bëjnë të ndjesh dhembje për ta kur i sheh të duartroksin edhe kur i fyejnë e poshtërojnë, Edi Rama është sot më shumë se çdo herë tjetër shenja e parë e të keqes, prej të cilës Shqipëria duhet të shpëtojë një orë e më parë!

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...