Ulja e opozitës në tryezën për Reformën Zgjedhore me Edi Ramën do prodhojë edhe zgjedhjet e parakohshme.
Konfirmimi vjen nga kryetari i opozitës Lulzim Basha në një intervistë për Abc News.
‘Ne i qëndrojmë propozimit tonë për një qeveri tranzitore jo vetëm për të kaluar këtë krizë.
Është një qëndrim që ne nuk tërhiqemi.
Është i shkruar në dokumentin që u paraqit të hënën.
100 ditë para zgjedhjeve vendi të ketë një qeveri tranzitore’, thotë Basha.
Rikthimin e papritur në tryezën e dialogut nuk e quan surprizë.