Sfida e Kim: Nxitja e 'Anti-amerikanizmit' nga Rama…

Saturday, 01 February 2020 16:44
Nga Kastriot Islami 
 

Opinioni jopersonal se “Rama është nxitës direkt apo indirekt i antiamerikanizimit…” në vëndin më proamerikan në Europë…” do ti dukej shumëkujt i sforcuar, i nxituar e jo fort i saktë. Sepse Rama s’është aq naiv sa të zbulojë veprimet e tij përkundrazi të gjithë sjelljet e tij i maskon tinëzisht e djallëzisht me mjeshtëri makiavelike.

Veçanërisht në takimet me disa nga interlokutorët perëndimorë… Por sado të maskuara qofshin sjelljet e tij, ai rezulton i zbuluar nga një analizë racionale prej nga duken qartë synimet e tij për mbajtjen e forcimin me cdo mjet e me cdo kusht, vetëm të pushtetit të tij personal, qoftë edhe duke hedhur në erë cdo lloj partneriteti apo partneri.

Ka shpresuar gjithnjë e shpresoj shumë që ky opnion jopersonal të jetë jo i saktë, pavarësisht se shumë nga argumentat pro tij janë kokëfortë, dhe për më tepër artikulohen nga individë që e duan Shqipërinë dhe që kanë kontribuar me bindje për promovimin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA.

Sidoqoftë ky lloj devijimi ka nevojë të marrë një “shuplakë”, jo vetëm nga shqiptarët…Shpresa e madhe është tek ambasadorja amerikane e sapoardhur në Tiranë…Për më tepër që Rama është pëpjekur që këtë synim ta realizojë duke vendosur diallëzisht veprimet e tij në linjën ndarëse të politikës aktuale amerikane, të asaj linje ndarëse që njihet në media si linja mes “deep state” e administratës aktuale…
 
EDI RAMA  ANTI-TRUMP: “…PRESIDENTI I SHBA ËSHTË TURPI I NJERZIMIT…MOS E VOTONI”
 
Një analizë e thjeshtë racionale bazuar në një metodikë shkencore do ti zhvishte lehtësisht sjelljet e tij nga maskat makiavelike e djallëzore e kështu ai do të gjëndej i “zhveshur” përballë publikut të ndershëm dhe administratës aktuale amerikane. Mjafton të merret në shqyrtim vetëm një rast, ndërhyrja e tij e paprecedentë në punët e brëndshme të vëndit partner kryesor e të pazëvëndësueshëm të Shqipërisë në fushatën presidenciale, për të cilën s’pati asnjë reagim as edhe nga ambasadori amerikan në Tiranë.

Në atë moment kur ai e cilësoi kandidatin kryesor për president të SHBA, si “turpin e njerzimit” e madje duke i bërë thirrje votuesve amerikanë “të votojnë kundër tij”. Ndërkohë që pas zgjedhjes së tij si President i SHBA ai jo vetëm do të përpiqej ta mohonte këtë fyerje të paprecedentë por do të vinte në dispozicion të lobistëve shuma të majme, të cilat s’i bëri asnjëherë transparente, për ta takuar presidentin amerikan, madje duke tentuar të krijonte në publikun shqiptar alibinë se gëzon mbështetjen e tij në të gjithë veprimet e tij antidemokratike e antipopullore.

Vetëm ky rast mjafton për të kuptuar se sjelljet dhe veprimet e tij orientohen thjesht nga interesi i pushtetit personal…! Këto sjellje të paprecedenta ende s’kanë marrë ndëshkimin e merituar, as nga brënda e as nga jasht, duke detyruar çdo shqiptar të ndershëm të gjejë zgjidhjen individuale përmes emigrimit. Po kështu veproi Ai edhe për cështjen delikate të ndryshimit të kufijve në Ballkan…
 
KONTRIBUTET E SHBA PËR SHQIPËRINË
 
SHBA konsiderohet në këto 30 vitet e fundit, një vend mik për shumicën dërmuese të shqiptarëve. Po ti referohej ndonjë historian pas shumë vitesh arshivës së periudhës 1990-2020 do ti rezultonte se artikulimi qytetar, mediatik, politik e qeveritar ka qënë qartas proamerikan. Arsyet e numuruara janë të shumta:
 
• mbështetje e konsiderueshme për cështjen kombëtare;
• mbështetje e fuqishme për rrëzimin e diktaturës komuniste e vendosjen e demokracisë;
• mbështetje e qartë për sigurinë e stabilitetin e vëndit përmes anëtarësimit në NATO;
• kontribut i jashtëzakonshëm për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme;
• angazhimi i vazhdueshëm për ndërtimin e shtetit ligjor;
• angazhim serioz për ndërtimin e një sistemi drejtësie, të pavarur, të ndershëm e profesional;
• ndihmë direkte për forcimin e institucioneve të forta dhe realizimin e qeverisjes së mirë;
• pjesëmarrje konkrete për garantimin e stabilitetit ekonomik, financiar e monetar;
• bashkëpunim real për fuqizimin e rolit të vëndit në bashkëpunimin rajonal;
• interesim dhe vëmëndje për anëtarësimin e vëndit në BE, e tjerë, e tjerë….

 
SHBA ka dhënë e vazhdon të japë një ndihmë të vyer konkrete edhe:
 
• për të luftuar korrupsionin e të gjithë niveleve, vecanërisht atë qeveritar;
• për të shpërbërë lidhjet e krimit të organizuar me qeverisjen;
• për të kapur e ndëshkuar trafikantët e drogës e të qënieve njerzore;
• për të eleminuar klanet e familjet mafioze të lidhura me qeverinë;
• për të ndëshkuar blerjen e votës dhë kërcënuesit e votuesve;
• për kapur e ndëshkuar lavatricet e pastrimit të parave të pista;
• për të larguar dhë ndëshkuar gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar e të lidhur me krimin; e tjerë.

 
Këto janë vetëm disa nga arsyet kryesore,
 
• përse politika shqiptare ka shpallur me unanimitet SHBA – Partnerin Kryesor Strategjik;
• përse në shumë vënde të botës Shqipëria e shqiptarët cilësohen “proamerikanë”;
• përse shqiptarët janë shprehur dhe kanë kryer veprime si mbështetësit kryesor në botë të SHBA…

 
Thënë e troc e shkurt PROAMERIKANIZMI është në një nivel shumë të lartë në Shqipëri e mes shqiptarëve.
 
EDI RAMA REZULTON NXITËS DJALLËZOR I ANTIAMERIKANIZMIT…
 
Edi Rama është i vetmi politikan i lartë shqiptar në 30 vitet e fundit, që në mënyrë direkt apo indirekte, ka “nxitur” antiamerikanizmin në Shqipëri e mes shqiptarëve, konkretisht:
 
 duke abuzuar e madje keqpërdorur këtë “marrëdhënie specifike të shqiptarëve” për pushtetin e tij;
• duke shpërdoruar këtë marrëdhënie mes dy vëndëve/popujve/qeverieve për karriken e tij;
• duke keqpërdorur mbështetjen amerikane për shqiptarët për interesat e tij personale;
• duke tentuar të shesë veprimet e angazhimet e Shqipërisë ndaj SHBA si veprime të tij personale;
• duke ndërhyrë në cështjet e brëndshme amerikane e ofenduar njërën palë në favor të tjetrës;

Edi Rama është i vetmi politikan shqiptar në këto 30 vjet që vazhdimisht pasi ka kryer tinëzisht apo orkestruar

• veprime e sjellje e antidemokratike, korruptive e kriminale,
• gabime të rënda në qeverisjen e vëndit,
• dhunime të shumta kushtetuese e ligjore,
• kapjen e shtetit e të gjithë institucioneve kryesore,
• dhunën erbal e fizike ndaj opozitës dhe konfliktet me të gjithë institucionet kushtetuese,
• shkeljen e të drejtave të njeriut dhe dhunimin e të drejtave politike,
• vënien nën kontroll të biznesit, medias, të shoqërisë civile, dhe së fundmi edhe të drejtësisë,
• manipulimin e rezultatit zgjedhor përmes blerjes së votave e kërcënimit të votuesve,
• acarimin e marrëdhënieve me fqinjët dhe provokimet me teza nacionaliste të partnerëve kryesorë,
• veprime për ndarjen e copëtimin e Kosovës…e tjerë e tjerë

Është përpjekur të maskohet e fshihet duke deklaruar publikisht e diallëzisht: se për të gjitha këto veprime “…më mbështesin ndërkombëtarët”, duke nënkuptuar më së pari amerikanët…Dhe kjo duket është bërë e qëllimshme për të forcuar pushtetin e tij personal por duke nxitur antipatinë për administratën aktuale apo rilindjen e antiamerikanizmit…
 
SFIDA PËR TË MOS LEJUAR PROMAERIKANIZMIN TË SHNDËRROHET NË ANTIAMERIKANIZËM

A është dhe a mund të jetë kjo e vërtetë? Të gjithë me shqetësim bëjnë këtë pyetje. Përgjigja është e thjeshtë

Edi Rama është përpjekur direkt por duket edhe indirekt, përmes angazhimit të shumë lobistëve që paguhen majmërisht e në mënyrë jo transparente, të krijojë përshtypjen alibike se për të gjithë bëmat e zullumet e qeverisjes së tij, ka mbështetjen e ndërkombëtarëve, duke nënkuptuar vecanërisht atë amerikane.

Sigurisht që shumica e shqiptarëve deklarohen se nuk e besojnë këtë mashtrim e gënjeshtër të Ramës. Madje shumica e shqiptarëve, ndonëse shumë të varfër por jo naivë, mendojnë se Rama përmes këtyre mashtrimeve po përpiqet thjesht për interesat e pushteti të tij personal, të luajë: me PROAMERIKAZMIN e shqiptarëve duke e shndërruar tinëzisht në ANTIAMERIKANIZËM.

Kjo për momentin s’ka mundur të ndodhë...Sepse shqiptarët e kanë kuptuar këtë lojë të djallëzuar, por duke abandonuar vëndin të pashpresë kjo lojë tinzare mund të jetë me pasoja të rrezikshme; dhe për më tepër nëse kjo lojë vazhdon dhe s’do të ketë ndëshkim për bartësin e saj.

Çdo ditë që kalon është vonë. Shqiptarët kanë shumë besim e shpresë se ambasadorja e re amerikane me kontributin e saj do ti japë fund kësaj loje duke mos lejuar askënd që përmes piruetave djallëzore të nxisë antiamerikanizmin tek shqiptarët… Thënë ndryshe, ambasadorja e re do të përballet edhe me sfidën për të mos lejuar që Proamerikanizmi i shqiptarëve të shndërrohet në Antiamerikanizëm…
 
 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...