Zëri i Amerikës/ Përplasjet politike pasojnë dhjetëra padi në Shqipëri

Diel, 02 February 2020 10:20

Në Shqipëri prej disa kohësh vijon debati për paketën antishpifje, që është pritur me mjaft kritika edhe pse qeveria është tërhequr disa herë për ndryshime. Ndërkohë një valë masive padish për shpifje janë depozituar në gjykatë për drejtuesit më të lartë të opozitës nga kryeministri Edi Rama dhe disa zyrtarë e ligjvënës të shumicës. Avokatët që mbrojnë opozitën në këto gjyqe thonë se nuk po mbahet parasysh praktika e gjykatës europianë për të dreejtat e njeriut, sipas së cilës politikanët gëzojnë më pak mbrojtje se qytetarët. Ish-kryeministri Berisha që është opozitari më i paditur, thotë se pasardhësi i tij po i ndërmerr këto nisma në një kohë kur gjykatësit janë nën presionin e Vettingut. Vetë Zoti Rama është shprehur i vendosur për të vijuar paditë në gjykatë për kundërshtarët e tij politikë, me qëllim që ata të faktojnë akuzat ndaj tij.

Përplasjet politike, dhjetëra padi për shpifje
 
 

Në Shqipëri ka një debat të fortë për paketën antishpfije të qeverisë e kritikuar nga komuniteti gazetarëve dhe institucionet ndërkombëtare, por dhe një valë masive padish për shpfije dhe shkaktim dëmi në gjykatë. Gjatq dy viteve të fundit afro 35 padi, me këtë objekt janë depozituar kryesisht nga Kryeministri Edi Rama dhe disa eksponentë të mazhorancës ndaj përfaqësuesve të opozitës, mes tyre 2 padi ndaj një gazetari dhe një ndaj një aktvisiteje të shoqërise civile. Ndërsa opozita demokrate nuk ka preferuar t’i zgjidhë me padi pretendimet e saj për shpifje ndaj shumicës qeverisëse. Avokati Ledio Braho, që po ndjek disa çështje të përfaqësuesve të opozitës, e sheh të papreçedentë numrin e padive në nivel kaq të lartë politik.

“Në gjykatë për herë të parë depozitohen padi dhe nisin proçese gjyqësore mes kryeministrit dhe kryetarit të opozitës apo kryeministrit dhe ish kryeministrit, apo mes kryeminstrit dhe deputetëve. Lufta politike ka kaluar nga parlamenti në dyert e gjykatës. Vetë Berisha kur ishte kryeministër, nuk ka iniciuar asnjë proçes gjyqësor. Kanë qenë fëmijët e Sali Berishës që kanw ngritur padi. Ata nuk kanë pse tregojnë një tolerancë në nivelin që tregon kryeministri, sepse janë persona privatë. Dhe tani duhet të kemi parasysh se ka plot akuza të pabazuara ndaj kryetarit të PD Lulzim Basha, por asnjëherë ai nuk ka iniciuar asnjë proçes gjyqësor, padi për shpifje për mazhorancën”, tha Ledio Braho, avokat i disa çështjeve të opozitës në Gjykatë

Qeveria demokrate 8 vjet më parë dekriminalizoi shpifjen dhe fyerjen. kryeministri i atëhershëm Sali Berisha është aktualisht opozitari më i paditur nga pasardhësi i tij Edi Rama, për shkaktim dëmi për shkak të postimeve të tij në fb.

“Edi Rama vetë, ka fantazuar dhe inskenuar sharjet dhe shpifjet më të ndyra nuk është paditur. Ka paditur ai, por jo unë. Ka të tjerë që kanë ndërtuar vila duke shpif cdo ditë për Sali Berishën, por ata nuk kanë marrë ndonjëherë padi nga Sali Berisha, cilido, politikan gazetar apo qytetar. Unë besoj, se rregulli i artë në çdo rast është përgënjeshtrimi. Në rast se nuk pranon të përgënjeshtrosh, atëherë duhet të dish, se mund të përballesh me ligjin”, u shpreh Sali Berisha, ish kryeministër.

Së fundi Kryeministri Edi Rama ka paditur edhe kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj për shpifje. Në qëndrimet e tij publike . Z. Haradinaj e cilësoi paturpësi këtë padi, dhe përsëriti akuzat se Z.Rama ka mbështetur ndarjen e Kosovës. Në një reagim publik shefi e qeverisë së Tiranës tha se padia ishte vetmja mënyrë për të mbrojtur dinjitetin e tij nga këto akuza.

Ish- kryeminsitri Berisha e lidh numirn e lartë të padive të kryeministri Rama në gjykatë gjatë dy viteve të fundit, me presionin që ushtron shefi i qeverisë ndaj gjykatësve, siç thotë ai, në një kohë kur ata presin t’i nënshtrohen proçesit të Vettingut.

“Edi Rama ka zgjedh tani të bëjë paditë, që ka fut në dorë drejtësinë dhe i urdhëron të japin vendimet siç do ai. Nuk ka asnjë shpifje në qëndrimet e mija. Por natyrisht unë nuk çensuroj, kurrë akuza që bëhen nga qytetarët e thjeshtë. I kam publikuar dhe do vazhdoj t’i publikoj”, vijoi Sali Berisha, ish kryeministër i Shqipërisë.

Vetë Zoti Rama kur mbrojti në parlament në fund të dhjetorit të vitit të kaluar paketën antishpifje, u shfaq krejt i vendosur për të vijuar paditë për shpfije dhe shkaktim dëmi.

“Unë me këta do vazhdoj në Gjykatë. Janë bërë deri tani 60 çështje, mund të shkojnë dhe 600, edhe 6000, varet se sa do rri këtu, por unë këtyre nuk u ndahem. Këta, ose do vijnë të provojnë në Gjykatë që ato që thonë janë të vërteta dhe nëse njëri do dalë që do ta provojë unë do iki që këtu, ose këta do të dënohen në Gjykatë si fajtorë për përhapjen e shpifjeve”.

Avokati Dorjan Matlija thotë se ka një praktikë në Gjykatën Europiane europiane të të drejtave të njëriut, aplikuar në disa çështje, sipas së cilës politikanët gëzojnë më pak mbrojtje se zyrtarët dhe qytetarët e thjeshtë ndaj akuzave për shpifje dhe fyerjeve. Në këtë praktikë thuhet se sa i përket figurave publike, Gjykata ka konstatuar në mënyrë të vazhdueshme që kur individët privatë bëhen pjesë e sferës publike ata vendosen të hapur për debatin publik dhe prandaj duhet të tregojnë një shkallë më të gjerë të tolerancës ndaj kritikës. Në rastet që përfshijnë shpifjen ndaj politikanëve, për shembull, themeli i arsyetimit të Gjykatës gjithmonë qëndron në konstatimin se kufijtë e kritikës së pranueshme janë më të gjera në lidhje me politikanët. Zoti Matlija thotë se gjykatat po e favorizojnë kryeminstrin Edi rama duke e cilësuar atë zyrtar, pra me mbrojtje më të lartë se politikanët.

“Në fakt Z. Rama nuk ështe vetëm kryeministër. Ai ka disa cilësi. Është dhe kryetar i një prej partive më të mëdha në vend. Dhe sigurisht në këto raste, kur një person gëzon disa cilësi, cilësia më e rëndësishme për gjykatën, që duhet të merret në konsideratë, është fakti që ai është, jo politikan por politikani më me influencë në Shqipëri”, tha Dorian Matlija avokat.

E ndërsa dhjetra gjyqe janë në proçes, disa të tjera në shkallën e parë kanë përfunduar dhe përfaqësues të opozitës, si Lulzim Basha Sali Berisha, Jorida Tabaku Albana Vokshi etj kanë humbur. Avokati Ledio Braho thotë se gjykatat kanë mbajtur qëndrime me dy standarde dhe sjell dy shembuj kur zyrtarët e lartë dhe politikanët në akuzat e tyre kanë përdour informacione të prejardhura, duke ju referuar mediave.

“Në rastin e një padie para dy vitesh mes Erjon Velisë dhe Bujar Nishanit kur ishte President, Z. Nishani ishte paditës dhe Z. Veliaj ishte i paditur. Ajo me të cilën u mbrojt Erjon Veliaj, ishte fakti se ishte një informacion i prejardhur, i marrë nga mediat. Gjykata e rrëzoi padinë e Bujar Nishanit, pikërisht me këtë pretendim. Ndërkohë në një rast tjetër se fundi, ku paditës ishte Erjon Veliaj dhe e paditur ishte ish deputetja e PD Albana Vokshi, ne u mbrojtëm me të njëjtin argument që të gjitha informacionet ishin marrë nga media, gjykata detyroi Albana Vokshin që të përgënjeshtrojë deklaratat dhe tha se duhej t’i kishte konfirmuar informacionet. Pra nuk u mbajt i njëjti standard”, u shpreh Ledio Braho avokat.

Drejtorja e institutit për demokraci media dhe kulturë Jonila Godole e sheh këtë fluks të lartë të proçeseve gjyqësore ndaj opozitës si përpjekje të qeverisë për të kufizuar hapësirën e lirisë së shprehjes.

“Në rastin e Shqipërisë, si një nga vendet ku demokracia nuk merret seriozisht, dhe ku gjykatat janë në atë gjendje që janë për momentin pa e mbyllur proçesin e Vettingut, çdo ndërhyrje e tillë në mendimin e lirë, tek faqet e facebook-ut, tek rrjetet sociale, na çon drejt autoritarizmit”, u shpreh Jonila Godole, drejtore e Institutit per Demokraci Media dhe Kulturë.

Zëri i Amerikës ju drejtua avokates që mbron kryeministrin Edi Rama në një pjesë të konsiderueshme të gjyqeve me përfaqësues të opozitës, Enkelejda Muçaj, por edhe zyrës së shtypit të kryeministrit Edi Rama për një qëndrim mbi nivelin e lartë të padive të tij ndaj kundërshtarëve politik, por nuk mori përgjigje.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...