10 pyetje për Edi Ramën, Vasili: Reformës në drejtësi i është bërë atentat

Diel, 02 February 2020 13:28

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas miratimit të paketës ‘Anti-KÇK’, ndërsa nuk ka nguruar që të sulmojë ashpër kryeministrin Edi Rama pas deklaratave të këtij të fundit.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Vasili thekson se “kushdo, që mbron një monster te tille si KÇK-ja thjesht bën avokatin e shkatërrimit te shtetit ligjor, ben avokatin e Edi Rames qe ai te shantazhoje cdo gjykates e prokuror, qe nuk jep vendimet qe do ai”. Mes të tjerash Vasili drejton 10 pyetje publike në lidhje me atë çka synon dhe është në vetevete paketa ‘Anti-KÇK’.

 

Reagimi i plote i Petrit Vasilit:

 
 

Reforma ne drejtesi ne xhepin e nje polici te KÇK-se!

 

Reforma ne drejtesi dhe KÇK si model junte policore nuk ka lidhje me asnje model demokratik perendimor te organizimit te shtetit, ndarjes se pushteteve dhe respektimit te lirive dhe te drejtave te njeriut ne demokraci.

Kushdo, qe mbron nje moster te tille si KÇK-ja thjesht ben avokatin e shkatërrimit te shtetit ligjor, ben avokatin e Edi Rames qe ai te shantazhoje cdo gjykates e prokuror, qe nuk jep vendimet qe do ai, te shantazhoje kedo qe do te hetoje dhe gjykoje vete Edi Ramen.

Reforma ne drejtesi u be per te luftuar krimin,korrupsionin dhe parate e pista ku mbeshtetesi i provuar i tyre eshte vete qeveria e rilindjes qe e coi Shqiperine ne tre vendet me te korruptuara te botes dhe e ktheu Shqiperine sipas DASH ne baze te krimit te organizuar per aksione kunder SHBA, Europes, Amerikes Latine dhe Lindjes se Mesme.

Reforma ne drejtesi me KÇK-ne u zevendesua me Koçi Xoxizmin e e rilindjes.

Reforma ne drejtesi u be per ti dhene pavaresine e plote drejtesise nga politika.

Reformes ne drejtesi i eshte bere nje atentat i vertete.

Reformes ne drejtesi me KÇK i eshte shkulur thelbi i saj paanesia dhe barazia perpara ligjit qe nga qeveritari me i larte deri tek qytetari me i thjeshte.

Ka dhjete pyetje te pakapercyeshme:

1.A eshte e pavarur drejtesia kur KÇK e drejton Ministri i Brendeshem i Edi Rames??

2.A eshte e pavarur drejtesia kur SPAK vendoset nen urdherat e Ministrit te Brendeshem te Edi Rames?

3.A eshte e pavarur drejtesia kur Policia del mbi Gjykatat?

4.A është e pavarur drejtësia kur Prokurori i Pergjithshem vihet nen urdhrat e Ministrit te Brendeshem te Edi Rames?

5.A është e pavarur drejtësia kur ministrat qe mund te jene vete nen akuze kane nen varesi akuzuesit si SPAK?

6.A është e pavarur drejtësia, qe vihet nen urdhrat e qeverise e aq me keq te një drejtori policie?

7.A është e pavarur drejtësia kur KÇK pra Qeveria eshte nje strukture haptas antikushtetuese?

8.A është e pavarur drejtësia kur KÇK pra Qeveria është një strukture haptas kundër Kodi Penal dhe atij te Procedurës Penale?

9.A është e pavarur drejtësia kur KÇK pra Qeveria është haptas mbi Gjykatat?

10.A është e pavarur drejtësia kompetencat e te cilës janë rrëmbyer nga qeveria dhe policia e saj?

Shiheni vete përbërjen e Komitetit te KÇK-se dhe strukturën zbatuese dhe do ta kuptoni menjëherë asgjësimin e shtetit ligjor dhe ngritjen e shtetit policor.

Komiteti KÇK:

1.Ministri i Brendshëm KRYETAR
2.Ministri i Drejtësisë,
3.Ministri i Financave dhe Ekonomisë,
4.Prokurori i Përgjithshëm,
5.Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,
6.Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit,
7.Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit,
8.Drejtori i Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm
9.Drejtori i Përgjithshëm të Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave.
Struktura zbatuese do të jetë (OFL) (Operacioni Forca e Ligjit) në varësi të drejtpërdrejtë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, e drejtuar nga drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...