Ka përfunduar në orën 11:15, takimi I Presidentit të PE-së, David Sassoli me kryetarin e opozitës Lulzim Bashën dhe përfaqësuesen e LSI, Klajda Gjoshën..
Sassoli e zhvilloi takimin në selinë e PD-së dhe mësohet se tema kryesore e bashkëbisedimit qe hapja e negociatave për Shqipërinë nga ana e BE-së.
Presidenti i PE shoqërohej nga Ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca.
Pas këtij takimi, mësohet se Sassoli do të takohet me Ambasadoren e re të SHBA në Tiranë, Yuri Kim.