Operacioni ‘Forca e Ligjit’- “Figurat e krimit, përfitues të të ardhurave publike”- Bujar Nishani: Qeveria dhe kryeministri, përgjegjës për…

Tuesday, 04 February 2020 17:25

Propagandë dhe fasadë të qeverisë e ka cilësuar ish-presidenti Bujar Nishani, operacionin “forca e ligjit”.

Në një intervistë për “Syri.net”, Nishani hodhi akuza ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama, ndërsa tha se janë përgjegjës për rivitalizimin e krimit.

nishani

Sipas Nishanit, figurat e krimit janë përfitues të të ardhurave publike dhe sipas tij kemi një skenë ku politika është e angazhuar me krimin.

Janë përpjekje të diskredituara të një propagande sistematike, e cila duke qenë që ka pasur të njëjtën linjë të pandërprerë, në mënyrë të natyrshme jo vetëm që nuk ka më vlerë për të shpëlarë trurin e opinionin publik, do të vazhdojë të krijojë ambientin e përshtatshëm për krimin. Kemi parë vetëm intensifikim të veprimtarisë kriminale, konsolidim të formave dhe metodave të mafies në aktivitetin e tyre kriminal dhe ndërhyrjen në politikë.

Kjo ka të bëjë me, në radhë të parë, me të vetmin dimension që ka kjo qeveri, propagandën boshe, propagandën fasadë. Thelbi i dëmit që ka sjellë kjo, ka bërë që krimi nuk është prekur, por është theksuar. Dëmi që ka marrë vendi në imazh është e madhe.

. Dëmi që ka marrë imazhi i vendit është shumë i rëndë. Kjo qeveri dhe ky kryeministër është përgjegjës për rivializimin e krimit. Duke qenë partner për ardhjen në pushtet ka qenë edhe përfitues prej tij.

“Figurat eminente të krimit janë përfitues të të ardhurave publike. Në porte, energji, minerare etj.

Droga që është i vetmi mekanizëm që prodhon para por nuk prodhon ekonomi qarkullues, në të vërtetë rrezikon ekonominë e shëndoshë.

Kemi një skenë ku politika është e angazhuar me krimin, ka përfituar pushtet dhe krimi është intensifikuar.

Më e rrezikshmja, në afatgjatë, për të luftuar realisht themelin e kriminalitetit, ekonominë kriminale. Ky do të jetë dështim i radhës dhe do ta thellojë akoma më shumë greminën e ekonomisë dhe sigurisë së shqiptarëve“, u shpreh Nishani.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...