Bardhi: Rama kreu i KÇK, përgjegjësi kryesor për kriminalizimin e politikës dhe korrupsionin

Tuesday, 04 February 2020 17:27

Krimin nuk e lufton dot ai që e përfshiu në çdo segment të qeverisjes së tij.

Kështu shprehet në reagimin e tij të rradhës sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Sipas numrit dy të selisë blu, shefi i qeverisë është përgjegjësi kryesor për kriminalizimin e politikës dhe korrupsionin.

"Krimin nuk e lufton dot ai që e përfshiu në çdo segment të qeverisjes së tij, si dhe e mbështeti edhe duke mohuar aktivitetin në rritje dhe forcimim e krimit të organizuar.

Edi Rama është përgjegjësi kryesor për kriminalizimin e politikës dhe korrupsionin. Të pandëshkuarit e mëdhenj të krimit dhe korrupsionit në Shqipëri janë qeveritarët dhe bashkiakët e Rilindjes.

Propaganda dhe mashtrime publike nuk e ndryshojnë dot të vërtetën: Edi Rama është kreu i KÇK-së, bashkëqeveris me krimin e organizuar, i jep krimit pushtet politik tendera, koncesione dhe pasuri publike", shkruan Bardhi në reagimin e tij.

Reagimi i Bardhit vjen teksa qeveria po propagandon me forcë të ashtuquajturin "Operacioni Forca e Ligjit". /Syri.net

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...