Vetëm pak ditë pasi kryeministri njoftoi mbarimin e punimeve për godinën e konviktit të vajzave në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë, studentët kanë një pyetje direkte për të, që lidhet me garancinë për shëndeti
Në këtë video që mund të shihni më poshtë, një vajzë, studentë e banore në konvikt, ndan shqetësimin për konviktin ku jetojnë djemtë, që sipas saj, mbulohet nga një shtresë asbesti, e cila u rrezikon seriozisht jetën, duke pasur parasysh vërtetimin tashmë se ky material shkakton kancer.
Ja deklarata e saj
Jemi studentë të universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë. Këtu para disa ditësh kryeministri inauguroi fasadën e objektit, që është konvikti i gocave.
Ndërkohë që në anën tjetër është konvikti i djemve. Ai është i mbuluar nga një shtresë asbesti, jetojnë dhjetëra studentë që u rrezikohet jeta nga një material i rrezikshëm sic është asbesti që prej 40 vitesh është vërtetuar që shkakton kancer.
Shtrohet pyetja zoti kryeministër, a ka vlerë jeta jonë, apo është më e rëndësishme propaganda e fasadave?