Flet studenti protagonist i videos dhe incidentit të ndodhur në Qytet Studenti, ku kryetari i opozitës Lulzim Basha u pengua për të zhvilluar një takim me studentët. Xhesion Shazimani tha se Bashën e kanë kërkuar vetë studentët për t’i treguar kushtet dhe problematikat që kanë
Ai ka mohuar të ketë pasur dhunë apo shtyrje siç pretendon bashkia e Tiranës dhe thotë se konvikti ka kamera që mund të hapen. Sipas tij, në konvikt janë futur edhe njerëz që pinë drogë, ndërkohë i ndalohet hyrja kreut të opozitës.