Të forcohet partneriteti SHBA-Kosovë

E mërkurë, 05 February 2020 14:56

Formimin e Qeverisë së re të Kosovës e ka përshëndetur edhe Departamenti i Shtetit Amerikan.

Zëdhënësja e DASH-it, Morgan Ortagus, ka thënë se mezi po presin të punojnë në forcimin e partneritetit dhe për të punuar së bashku me qëllim të rritjes ekonomike dhe forcimit të sundimit të ligjit.

“Përgëzime për popullin e Kosovës pas krijimit të qeverisë së re. Ne mezi po presim të ndërtojmë partneritet të fortë dhe të punojmë së bashku për të nxitur rritje ekonomike, forcimin e sundimit të ligjit dhe për të mbështetur prosperitetin për njerëzit dhe për rajonin”, ka shkruar Ortagus në Twitter.

Login to post comments