“Policia me syze e OFL? Truk propagandistik”, Noka: Nuk luftohet krimi me aksione e fushatë. Rilindja kërkon të kurojë imazhin e rrënuar

E mërkurë, 05 February 2020 15:07

Policen seksi me syze të zeza të zeza të aksionit anti-kçk dhe që ka ngjallur interesin e shumë personave, Flamur Noka e sheh si një truk propagandistik, për të cilin thotë se nuk ia vlen të flasësh. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ish-ministri i Brendshëm dhe ish-deputeti i PD, foli për paketën anti-kçk, Operacionin Forca e Ligjit dhe qëndrimin e opozitës.

Noka theksoi se opozita është kundër çdo nisme partizane dhe se Rilindja po përpiqet të kurojë imazhin e rrënuar.
“Opozita e ka bërë të qartë qëndrimin e saj është kundër çdo nisme partizani. Është kundër çdo aksioni, siç mund të thuhet aksion vullnetar të shpallur dikur. Nuk luftohet krimi me aksion, nuk luftohet krimi me fushatë. Krimi luftohet në mënyrë permanente dhe të përditshme. Prandaj ka mungesë mosbesimi të theksuar jo thjesht të opozitës por gjithë opinionin që jo nismë propagandistike është false dhe e bën Rilindja për të kuruar imazhin e rrënuar. Shqiptarët e kanë të qartë që Edi Rama është në pushtet prej krimit dhe bandave të drogës. Rama ka qeverisur prej 7 vitesh me ta. Sot nuk ke një biznesmen që ta takosh e ta pyesësh se kush i bën tenderët në institucionet e vendit, kush nga bandat. Sot ky pushtet nuk është i qytetarëve por i krimit. Duke qenë se Edi Rama është maniak i sondazheve dhe ka bërë sondazhe i dalin këto dhe përpiqet të bëjë bufonata të tilla”, deklaroi No

Ai tha më tej se krimi mund të luftohet në mënyrë permanente duke nisur nga vullneti politik.
“Në rast se ne themi se kjo nismë duhet të ishte serioze duhet të niste këtu sepse tashmë dihet. Historia e Saimir Tahirit është e qartë, kanabizoi shtetin, shndërroi Shqipërinë në qendër operacionale të krimit, shndërroi Shqipërinë në qendrën ku kalojnë tranzit të gjitha drogat e forta dhe e bëri Shqipërinë laborator kokaine dhe heroine.
Lufta kundër krimit kërkon vullnet politik së pari. Edi Rama dhe kjo maxhorancë të gjitha mund t’i kishte veçse jo vullnet politik sepse i bie të luftojë veten. Rastësisht ju duket që pjesëtarë të krimit janë futur në pozicione shtetërore. Të ashtuquajturat zgjedhje të 30 qershorit ishin emërime. Si ka mundësi gjen njerëz të krimit, sepse aty gjen veten. Nuk mund të pranojmë që t’i hidhet hi syve shqiptarëve. Opozita që ditën e parë ka luftuar dhe ka qenë skeptike se në këtë vend reforma në drejtësi do të kthehet në ‘ramaformë’”, deklaroi Noka.

Sa i përket zëdhënëses së Operacionit Forca e Ligjit që ka dhënë informacione prej tre ditësh për mediat e veshur me uniformë e syze të zeza, Noka tha se është një truk propagandistik. “Nuk ia vlen të merremi gjatë me të.

Është një truk propagandistik që Edi Rama i përdor. E njëjta skemë kur Saimir Tahiri ishte ministër i Brendshëm dilte me ata policët me maska. Këto janë më shumë për të bërë sensacion se për të trembur krimin. Nuk luftohet krimi me aksion. Krimi ndiqet çdo ditë. Ka një ligj, ligj antimafia, një nga ligjet më të mira që ka Europa për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Ditën që erdhi Rama ai ligj u hodh në kosh. Ja ku ke Saimir Tahirin, nipin e diktatorit, ja ku Olsin, ja ku ke Geron Xhafën. Çfarë do më shumë? Saimir Tahiri po lobon në Amerikë, ku i gjen ato para? Le t’i heqë ato syzet e KÇK. Ndaj them ky është skenar, propagandë. E gjithë kjo ka për të dalë një flluskë sapuni. Nuk mund t’i japësh titullarit të policisë apo dhe ministrit të Brendshëm, atritute që i ka gjykata e prokuroria”, deklaroi Noka.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...