Përplasja me armë në Shkodër, Ulqinaku: OFL bën show, Rama dhe Lleshaj të paaftë të luftojnë krimin

E Enjte, 06 February 2020 10:59

Ish- deputetja e PD, Izmira Ulqinaku ka reaguar me një deklaratë për shtyp për përplasjen me armë mbrëmjen e djeshme në Shkodër mes dy grupeve, ku si pasojë mbeti e plagosur një kalimtare e rastit

Ulqinaku thotë se teksa OFL bën shoë, Shkodra prej 6 vitesh është nën kontrollin e kriminelëve prej 2013 dhe Rama bashkë me Llëshajn janë të paaftë për ta luftuar.

Po ashtu ajo shprehet e indinjuar se pse asnjë eksponent i PS nuk ngre zërin për pasigurinë në Shkodër teksa i shërbejnë në heshtje Edi Ramës.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, IZMIRA ULQINAKU

Qeveria ka dështuar me vendosjen e rendit dhe sigurisë në Shkodër. Të shtënat me armë në mes të qytetit, plagosja e qytetarëve kalimtarë, hedhja në erë e banesave në të njëjtën kohë kur e ashtuquajtura forca e ligjit bën  shoën e radhës në qytet, tregon se krimi është më i fuqishëm se ligji.

Policia në Shkodër është prej 6 vjetësh në kontrollin e kriminelëve, të cilët shëtisin në qytet me makina të blinduara, gjuajnë me armë në pedonale nga makinat e blinduara dhe nuk u hyn gjemb në këmbë. Shkodranët e dinë se pas xhamave të zinj të makinave të blinduara qëndron një vrasës, i cili punon me qeverinë dhe me deputetët e Edi Ramës për të mbledhur vota për Edi Ramën!

 

Është revoltues fakti që asnjë nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste nuk e ngre zërin për këtë situatë pasigurie në Shkodër, duke preferuar më mirë t’i shërbejnë karriges ku i ul Edi Rama, sesa interesit të qytetarëve të Shkodrës.

Shkodrës i është prishur qetësia që në 2013-ën, kur kriminelët nisën të lirohen nga burgu një e nga një dhe  bandat u fuqizuan përmes kultivimit dhe trafikimit të kanabisit. Për të vulosur bashkëpunimin me krimin, që po terrorizon Shkodrën,  në zgjedhjet e vitit 2017, Edi Rama i la krimit në dorë, emërimin e shumicës së deputetëve, kryetarëve të bashkive dhe drejtorëve.

Deklaratat e Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt se “krimi duhet të dëbohet nga Shkodra me çdo çmim dhe sakrificë” janë vetëm sa për të kaluar radhën dhe për të mbushur minutat propagandistike.

Edi Rama dhe Sandër Lleshaj janë të paaftë dhe të pafuqishëm të luftojnë dhe të fitojnë mbi krimin, pasi ai është oksigjeni i tyre politik.

Është radha që këta të dy të bëjnë sakrificën e tyre për Shkodrën dhe Shqipërinë – të japin dorëheqjen, të largohen nga drejtimi i vendit për t’i dhënë Shkodrës dhe Shqipërisë një mundësi të vërtetë për t’u çliruar nga krimi.

Për fat të mirë, shkodranët e dinë se Partia Demokratike është e vetmja forcë politike që mund t’i kthejë shkëlqimin qytetit, të rivendosë rendin dhe sigurinë, duke zhveshur kriminelët nga pushteti politik dhe duke i çuar ata para drejtësisë

Modifikuar më E Enjte, 06 February 2020 11:26
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...