Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka ironizuar Kryeministrin Edi Rama, i cili në një bashkëbisedim me mediat në SHBA ka deklaruar se “ne jemi të mirë, BE është në gjendje të tmerrshme”.
Në një postim në Facebook, Vasili shkruan “Edi Rama është shumë mirë me “bananet” dhe PPP, ndaj e gjithë rinia ikën! Edi Rama flet me “sinqeritet” dhe thotë : “Tani që jemi të mirë ata (BE) janë në formë të tmerrshme. Ndihmoje Europën Edi, jepe edhe Brukselin me PPP dhe nisi te gjithë te rinjtë e Europës prapa diellit.”
Postimi i plotë i nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili
Edi Rama është shumë mirë me “bananet” dhe PPP, ndaj e gjithe rinia ikën!?
Edi Rama flet me “sinqeritet” dhe thotë: “Tani që jemi të mirë ata(BE) janë në formë të tmerrshme”.
Vërtet Edi është shumë mirë se:
Planin e “bananeve”, qe vijnë nga Kolumbia është rritur me dhjetëra herë dhe vazhdon te rritet e të rritet dhe plani i Edit realizohet shumë mirë.
PPP rriten e rriten aq sa po këpusin në mes ekonominë siç e thotë qartë edhe Standard & Poor’s, por rëndësi ka që Plani i Edit realizohet shumë mirë.
“Planet” e Edit, që realizohen shumë mirë e kanë bërë vërtet atë shumë të lumtur dhe s’ka si të jetë ndryshe me gjithë këto tonelata “bananesh” dhe miliarda koncesionesh, por të rinjtë e Shqipërisë kjo lumturi e Edit po i largon me mijra si kurrë më parë nga Shqipëria.
Po Edi ti vertet je shumë mirë me banane e PPP, ndaj jepi nje dorë edhe Europës së Bashkuar, që është aq prapa dhe ha aq pak… “banane”, ndihmoje Europën Edi, jepe edhe Brukselin me PPP dhe nisi te gjithë te rinjtë e Europës prapa diellit.
Go Edi Go.