Rama flet si Gadaffi për Europën

E Enjte, 06 February 2020 12:18

Na kujtohet te gjithëve figura e Liderit te Libise Gjeneral Gadaffit.Nuk kishte lënë tituj pa i vënë vetes,nuk kishte lënë të drejtë politike dhe financiare pa ia atribuar vetes dhe grupit te tij , por që e dimë te gjithë si përfundoi ne Pranverën Arabe. Edhe atij i ishte mbushur mëndja që ishte i përjetshëm, kishte një mbështetje shume te madhe ndërkombëtare ,në forma nga me te ndryshmet bëri shume pazare por edhe marrëveshje ne kurriz te vëndit te tij ,por erdhi nje ditë që gjithçka ju shkërmoq per 24 ore. E ndiente veten shumë të plotëfuqishem dhe po te lexosh deklaratat e tij kujtohuni nëse teksti i mëposhtëm ka ndonjë ngjashmëri.

”Ajo çfarë po ndodh gjatë këtyre ditëve e bën të qartë. Nuk ka të bëjë me ne. Ka të bëjë me ata, me vendimin e tyre se çfarë duan për veten e tyre dhe procesin e zgjerimit. Kanë një nivel të caktuar hipokrizie sepse do të kishte qene shumë më tepër e natyrshme dhe e ndershme që të thonin: Ju i keni bërë detyrat, por ne nuk jemi gati sepse duhet të zgjidhim ca probleme. Presidenti francez ka qenë më i drejtpërdrejti. Është e lehtë ti thuash një vendi si Shqipëria apo Maqedonia se nuk jeni gati. Ne nuk po flasim për tu bërë anëtarë, por për të çelur bisedimet e anëtarësimit. Na u dha me shkrim çfarë duhet të bënim dhe komisioni evropian tha që i keni përmbushur. KE ka njerëz që merren me Shqipërinë dhe flasin me fakte, ndërsa të tjerët flasin çfarë shkruhen në gazeta, por na duhet të bashkëjetojmë me këtë”.

Ky është fjalimi i kryeministrit te Shqipërisë që kërkon te hapi negociatat me Bashkimin Europian . Eshte fjalimi me anti Europian, më populist , me i mjerë , më anti demokratik por qe se fundmi tregon udhën për ku eshte nisur Kryetari i Republikes se Bananeve. Kjo gjuhë është e turpshme dhe flet për hipokrizi ndaj Europës njeriu më hipokrit per sa i përket qëndrimeve te tij  jo vetëm ndaj Europes por edhe ndaj Washingtonit. Flet per hipokrizi njeriu qe kur shkon ne Bruksel dhe Berlin i shkel syrin Sulltanit te Ankarase dhe harron rezolutën qe votohej në Kombet e Bashkuara për Palestinën , e cila ishte nje votë kundër qëndrimit te SHBA dhe Presidentit Trump për atë çështje. Por tani së fundmi vetëm kjo gjuhë i ka mbetur , ndërsa si strategji qe kërkon patjetër nje armik se ky nuk ka asnjë faj , eshte strategjia me anti shqiptare te armiqësosh popullin tënd me kontinentin mëmë. 

Nuk i ka mbetur gje tjetër vetëm gjuha dhe stili i Gadaffit.

Modifikuar më E Enjte, 06 February 2020 12:48
Login to post comments