‘Vota franceze nuk do të varet vetëm nga metodologjia e re dhe nuk kemi ndërmend një miratim automatik të çeljes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë’.
Kështu është shprehur ministrja franceze e Integrimit, Amélie de Montchalin, shkruan EuroNews.
Ajo tha se do presin për të parë përparimin e reformave për të dy shtetet:
‘Është jashtëzakonisht e rëndësishme, nëse duam të përgatisim një moment pozitiv në muajin mars që shtetet anëtare të japin shpejt miratimin e tyre për metodologjinë – ose jo dhe në këtë rast ne do të vendosim se çfarë do të bëjmë më pas’, tha ajo në fund.