Operacioni Anti-KÇK/ Noka: Të luftojë Rilindja krimin, njësoj si të luftojë veten

E Enjte, 06 February 2020 16:21

I ftuar në Syri TV përballë gazetares Armela Ferko, ish deputeti dhe ish ministri i brendshëm Flamur Noka ka komentuar të ashtuquajturin "Operacioni Forca e Ligjit", të cilin e quajti një show propagandistik të Rilindjes.

Sipas ish deputetit demokrat, të luftojë Rilindja krimin, është njësoj si të luftojë veten.

“Nuk i lufton sepse ka ndarë pushtet me ta. Të rastësishëm janë këta deputetë, kryetarë bashkish? Ky ka qenë favori i Ramës.

Ka një ligj anti-mafia në Shqipëri. Referoju atij. Ermal Hoxha dhe persona të tjerë të kapur në Xibrakë duhej ti nënshtroheshin “sekustrimit të pasurisë”.  Kush e dekonspiroi? Rilindja. Kush e mbrojti? Rilindja. Pse si i bëri paratë ai, duke kënduar e shoqja? E gjithë është një show për të pastruar fytyrën e tij të njollosur nga krimi dhe droga”, u shpreh ish-deputeti.

Pse jemi skeptik dhe e paragjykojmë?

"Nuk luftohet krimi me aksione, por me strategji konkrete. Këto janë histori aksionesh. Kush e ndaloi 7 vjet? Pse këta nuk u liruan kur ishte PD në pushtet. Nuk kishte as ligj anti-mafia, as KÇK, por të gjithë përfunduan para drejtësisë", tha Noka. 

Intervista e plotë në Syri TV:

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...