Negociatata, Genc Pollo Interviste me Ani Ruci Deutsche Welle: Rriten shanset e Shqipërinë një vendim në parim nga liderët e BE

Premte, 07 February 2020 09:29

Genc Pollo Interviste me Ani Ruci Deutsche Welle
1. A po rriten ne Shqiperi shanset per nje vendim pozitiv lidhur me negociatat e anetaresimit?
GP-Mendoj që rishikimi i metodologjisë së zgjerimit duket se do të arrijë një konsensus mes shteteve antare të BE mbi çeljen e negociatave. Nëse kjo, me shpresë, ndodh në mars atëhere faktikishtit do të kemi një vendim në parim nga liderët e BE për fillim pa kushte të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe një vendim në parim për fillim me kushte (të Bundestagut) për Shqipërinë. Për Shqipërinë kjo do të thotë konkretisht që Konferenca e Dytë e Pranimit e cila çel negociatat reale do të ndodhë mbasi të kemi mbajtur zgjedhjet e parakohshme. Kjo, ju kujtoj është një ndër 12 kushtet e Bundestagut, pra të Gjermanisë. Gjithmonë nëse ndonjë shtet tjetër nuk ka kushte për të shtuar.
Unë mendoj se plotësimi i ketyre kushteve është një ndihmë e madhe për të ripërmbushur disa standard minimale të demokracisë e shtetit ligj dhe si një rrugëdalje nga kriza e thellë kushtetutese e politike që ka mbërthyer vendin prej kohësh. Kurse negociatat e antarësimit me BE kanë domethënie strategjike por impakti i tyre është afatgjatë.

2. Politikane te BE, se fundi Presidenti i PE, Davide Sassoli, deklarojne qe po perpiqen te bindin vendet skeptike, te kryesuara nga Franca, qe "procesi i anetaresimit duhet te filloje". Cfare duhet te beje Shqiperia qe te perligje kete mbeshtetje?
GP- Ka politikanë europianë të cilët insistojnë se përmes procesit të negociatave dhe përgjithësisht përmes integrimit europan i lidhin fort shtetet e Ballkanit me BE-në dhe pengojnë ndikimin e Fuqive të Treta jo fort miqësore. Duke i qenë atyre mirënjohës për këtë insistim shumë të rëndësishëm strategjikisht do të thoja sërish se për Shqipërinë me një shoqëri të orientuar nga Europa e Perëndimi ky nuk është problem as madhor e as akut.
Ka politikanë europianë të cilët insistojnë se moshapja e negociatave sjell zhgënjim shtesë në popullsitë e vendeve tona sidomos tek rinia. Jam i sigurt se ata janë dashamirës por unë insistoj se zhgënjimi në Shqipëri që po shkakton shpopullim masiv duke filluar nga 2014 nuk lidhet dhe aq shumë me çeljen apo mosçeljen e negociatave. Zhgënjimi nuk mund të ndikohej nga progress raportet bojërozë e fantaziozë që rekomandonin prej vitesh çeljen pa kushte të negociatave. Zhgënjimi e shpresëhumbja kolektive tek ne u shkaktuan nga kapja e shteti, oligarkizimi e pjesërisht kriminalizimi i ekonomisë përfshirja e qeverisë në krimin e organizuar dhe e këtij të fundit në ruajtjen e pushtetit politik aktual. Këto janë shkaqet në rrënjë të krizës së thellë politiko-kushtetuese ndërsa parlamenti e bashkitë moniste janë vetëm një pasojë.
Me Presidentin e Parlamentit Europian zotin Sassoli pata përshtypjen se, ndryshe nga më parë, se kemi të bëjmë me ofiqarë europianë që duan t'i kuptojnë realisht problemet tona si dhe duan të mos qëndrojnë indiferent ndaj tyre.
Krahas përmbushjes së kushteve të Bundestag-ut rruga për normalizimin politik e demokratik në vend kalon nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare e vendore me një qeveri kujdestare. Këtë të fundit e testuan me sukses fqinjët maqedonas të cilët patën në 2017 një krizë akute por gjithësesi pa dimensionin e narkotrafikut që na bëri peshqesh pushteti rilindist.

Modifikuar më Premte, 07 February 2020 11:10
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...