Kryedemokrati Lulzim Basha, ne nje mesazh per lajmin e hidhur te ndarjes nga jeta te kengetares se madhe, Nexhmije Pagarusha, shkruan se ajo ishte kengetarja e preferuar e nenes se tij.
Bashke me ngushellimet, e duke e quajtur ate, Zambaku i Shqiptarise, Basha thekson se “Magjia, forca dhe ëmbëlsia e zërit tënd nuk do të shuhen kurrë!”
Postimi i Bashës
Me trishtim mësova ndarjen nga jeta të bilbilit të këngës shqiptare znj. Nexhmije Pagarusha.
Zëri i saj unik më ka shoqëruar që fëmijë, sepse Pagarusha është këngëtarja e preferuar e nënës time, ishte frymëzim dhe gëzim për të, ashtu si për shumë shqiptarë të tjerë në momente të lumtura dhe të vështira.
Prehu në paqe Zambaku i Shqiptarisë! Magjia, forca dhe ëmbëlsia e zërit tënd nuk do të shuhen kurrë!