Nga Sali Berisha
Nexhmije Pagarusha, legjendarja e kenges dhe muzikes shqiptare mbyll syte pergjithmone!
Te dashur miq, sot nje zi e thelle ka rene ne boten e kenges, muzikes dhe kultures tone kombetare!
Nexhmije Pagarusha, legjendarja e kenges shqiptare nuk eshte me!
Me zerin e saj magjepes, talentin e rralle dhe virtuozitetin e pasionin ne interpretim dhe repertorin e saj te pasur ajo meritoi dhe mbajti me krenari kuroren e perjetshme te mbretreshes se kenges dhe muzikes shqiptare.
Sot Nexhmije Pagarusha nuk eshte me midis nesh por zeri melodioz dhe kenga e saj do jetojne e bejne krenar gjithmone shqiptaret.
Duke u perkulur me nderimin me te madh para kontributit dhe trashegimise te pavdekshme te saj, shpreh ngushellimet me te ndjera familjes dhe miqve e admiruesve te kengetares tone te madhe dhe lutemi se bashku me ta qe shpirti i saj i madh te gjeje paqen e merituar!