Ulja e kapaciteteve të kirurgjisë, “shtyrje” e pacientëve drejt privatit!

Saturday, 08 February 2020 09:12

Tritan Shehu

 

Vënia në funksionim e dy kateve të kirurgjise në QSUT, është një zhvillim pozitiv, por që po komprometohet.
Të tre klinikat që shkojnë aty ulin kapacitetet; Kirurgjia 1, Kirurgjia 3 e Urologjia kishin 130 shtretër, ndërsa nv godinën e re i janë lënë 90 shtretër nga 120 që ishte projekti.
Kësaj i shtohet edhe reduktimi i numrit të sallave të operacionit e eficiencës së tyre:
Të tre këto klinika kishin 9 salla operacioni të planifikuara e 2 urgjence.
Ambjentet e reja kanë 7 salla të planifikuara sipër që punojnë me një turn, kur për të përballuar nevojat duhej një rregjim minimalisht 12 orësh, si dhe 2 salla urgjence poshtë.
Në këto kushte vjen dhe kulmi i absurditetit, urdhërohet mbyllja e dy sallave të urgjencës poshtë, për të kaluar dhe ajo sipër tek blloku prej 7 sallash, gjë që:
1-Shton rrezikun e kontaminimit të atij blloku nga futja aty e urgjencës.
2-Largon kirurgjinë urgjente nga ambjenti i saj i planifikuar, nga diagnostika, nga dhomat “e kuqe” etj, duke krijuar probleme serioze edhe për ekipin e rojes të cunguar.
3-Ulet kështu me tej numri i sallave në dispozicion të kirurgjisë së planifikuar, duke reduktuar edhe më shumë kapacitetet kirurgjikale, kjo së bashku me mos aktivizimin e reanimacionit të ri, duke lënë i shtretërit bosh!
Në një kohë që kirurgjitë në rrethe janë pothuajse jo funksionale, gjë që shton në ekstrem fluksin drejt QSUT, reduktimi i kapaciteteve dhe këtu zgjat listat e pritjes, dëmton shëndetin e qytetarëve i detyron ata që konform pagesave të larta nga xhepi të operohen te privati.
A kemi të bëjmë këtu me një politikë menaxheriale alla Zhvejk, me një “arkë” bosh për shëndetësinë nga PPP-të, apo me qellime të tjera, kjo është për tu parë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...