Berisha: Edvin Kristaq Mafia shpalli dje solemnisht me kriminelët e posaçëm të partisë se Bajrët nuk janë grup i strukturuar

Saturday, 08 February 2020 11:58

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një postim online, shkruan se vendimi i SPAK për bandën e Bajrëve është mbështetja më e madhe që kanë marrë ndonjëherë bandat në memorien e tij. Berisha thotë se ky është një akt i qëllimshëm i Edi Ramës.

POSTIMI I BERISHES

Një akt tjetër kriminal i Edvin Kristaq Mafisë dhe kriminelëve të posaçëm të Partisë!

-Edvin Kristaq Mafia shpalli dje solemnisht me kriminelët e posaçëm të partisë se Bajrët nuk janë grup i strukturuar.

Miq, në një vendim kriminal dhe goditje fatale për luftën kundër krimit të organizuar, dje Edvin Kristaq Mafia me të posaçmit e partisë SPAK dhe Gjykatës të Posaçem, shpallën se Bajrët nuk janë bandë, ndaj dhe çështja nuk do hetohet dhe vlerësohet prej tyre.

Ky vendim kriminal është mbështetja më e fuqishme në memorien time që bandat kanë marrë ndonjëherë në Shqipëri.

Me këtë akt kriminal ju thuhet bandave të Shqipërisë vazhdoni të qetë veprimtarinë, vrasjet, grabitjet, trafiqet, pengmarrjet se në këtë vend nuk ka dhe nuk mund të ketë banda!

Në të vërtetë këtë deklaron me zë dhe figurëe dhe në mënyrë të përsëritur Edvin Kristaq Mafia, sipas të cilit në Shqipëri nuk ka banda, as krim te organizuar, por ka keqbërës dhe tani ai e fakton këtë me organet e tij të posaçme.

Të kesh guximin kriminal dhe të vendosësh se Bajrët nuk janë bandë për t’i çliruar ata nga një seri akuzash që rëndojnë mbi ata, do të thotë se je një vegël e verbër e krimit të organizuar, do të thotë të marrësh përsipër të shpëlash me duart e tua kriminale dhjetëra vepra, vrasje, trafiqe, gjoba dhe pengmarrje, do të thotë të shkelmosh mbi gjakun e viktimave të kësaj bande, por edhe dosjet e partnerëve tanë ndërkombëtarë për këtë bande, do të thotë me cinizëm ekstrem t’ju thuash familjeve të viktimave se drejtësia nuk ekziston për të dashurit tuaj, do të thotë t’ju thuash biznesmenëve të Shkodres mbylleni gojën dhe paguani gjobat.

Me këtë akt kriminal, Edvin Kristaq Mafia dhe kriminelët e tij të posaçëm u thonë mbarë qytetarëve të mirë të Shkodrës se ju sundimin e krimit dhe bandave meritoni dhe se atë që ju bëri komunizimi do t’ju bëjmë ne perseri me bandat e partisë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...