“Edi Rama një tigër letre”, Berisha: Ja çfarë faktoi opozita në një vit jashtë parlamentit. Zgjidhja për vendin, vetëm revolucioni

Saturday, 08 February 2020 18:06

Ish-kryeministri Berisha vijon t’i qëndrojë thirrjeve për revolucion sepse vetëm ky i fundit sipas tij mund ta largojë Edi Ramën nga pushteti. I ftuar nw emisionin ‘Kjo Javw’ ai e quan kreun e qeverisë ‘një tigër prej letre’ të cilit opozita i tregoi se mund t’ia mbathë. Berisha thekson se Edi Rama nuk mund të largohet me zgjedhje, pasi asnjëherë me të nuk mund të realizohen zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndaj dhe opozita duhet të marrë hovin final për ta hedhur atëraporton Balkanweb.

Ndër të tjera, Berisha komenton edhe vendimin e opozitës për djegien e mandateve. Sot, pas mëse një viti nga vendimi për të dalë jashtë parlamentit, edhe pse pranon se nuk u arrit objektivi madhor, ai ështe ende i mendimit, se ishte nje vendim inekstremis, ne kushtet kur opozita u kthye në dekor në parlament.

Pjesë nga Intervista:

Nëse opozita kërkon zgjedhjet e parakohshme, koha kalon po i afrohemi zgjedhjeve të rregullta a duhet të vijojë me këtë kërkesë opozita?

Për mua opozita duhet të bëjë gjithçka mund të bëjë për t’i bërë Edi Ramës, atë që bolivianët i bënë Moralesit, atë që armenët i bënë Sarkesianit, për t’i bërë atë që realizuan maqedonasit në një kohë kur vërtet ishte salduar një problem. Pra, opozita nuk duhet të humbasë kohë, por të hidhet në një betejë deri në përmbysjen përfundimtare të këtij bosi të mafias shqiptare, sic po e quajnë tani në Europë.

Ju vetë z.Berisha jeni shprehur se është një vendim inekstremis që do të sjellë fitoren ose disfatën, Fitoren nuk e solli, por ju thoni as disfatën ..
Shikoni, ka gjithnjë dy mundësi dhe në këtë koncept sigurisht nuk realizoi objektivat madhore dhe për këtë ne nuk mund të këndojmë, dhe s’po këndon njeri, por përpjekjet e opozitës për t’u ringritur janë reale. Megjithatë edhe një herë, sot krimi është më i fortë se kurrë, dhe opozita ka bërë një betejë të jashtëzakonshme, ka sakrifikuar shumë. Sot Edi Rama është më monist se kurrë në pushtet, po kjo nuk do të thotë se është i pathyeshëm. Ai është absolutisht si një tigër letre, problemi është se Edi Rama e faktoi që ia mbath, opozita duhet të gjejë mekanizmin që kur t’ia mbathë të mos kthehet dot.

I qëndroni thirrjeve për revolucion?
Absolutisht, vetëm revolucioni është zgjidhje në këtë vend.

Po si mund të arrihet ?
Ka një urrejtje për Edi Ramën, që ka kufi vetëm qiellin dhe kjo urrejtje duhet kapitalizuar me rrëzimin sa më shpejt të Edi Ramës dhe të këtij narkokabineti, ky është mendimi im.

A rrëzohet Edi Rama me zgjedhje?
Absolutisht me votë jo, sepse nuk voton kurrë. Ai largohet me revolucion, nuk ka forcë në botë që mund t’i rezistojë. Revolucioni sot është më i mundur se kurrë. Sa më monist bëhet Edi Rama, aq më i mundshëm është revolucioni dhe fitorja e tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...