Kënaqësi të jesh mes miqsh të Shqipërisë që duan një Shqipëri Europiane pa krim dhe korrupsion’.
Është kryetari i Partisë Republikane i cili prej disa ditësh po zhvillon një vizitë në SHBA.
Sipas Mediut, Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, duhet të zbatojë detyrimet e saj, që janë partneritet në luftën kundër terrorizmit që garanton liritë dhe të drejtat e njeriut, zgjedhjet e lira dhe të ndershme’.
Mediu ka ndarë dhe disa foto nga takimet e tij në SHBA.
‘Bashkë me miqtë e mi nga Dallas, kongresmenët: John Ratcliffe, Jim Jordan, Michael Mccaul, Denver Riggleman dhe Tom MCclintoc’, shkruan kreu i PR-së Fatmir Mediu.