Bardhi me strukturat e PD në Vlorë: Ky qark është shfrytëzuar pa mëshirë nga Rama dhe trafikantët e drogës

Diel, 09 February 2020 17:10

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka zhvilluar një takim me strukturat e forcës politike që përfaqëson në qarkun e Vlorës në kuadër të turit kombëtar që ka ndërmarrë prej disa ditësh.

Sipas numrit dy të selisë blu, ky qark është shfrytëzuar pa mëshirë nga Edi Rama dhe trafikantët e drogës, ndërsa u shpreh i bindur se, ndryshimi është vetëm çështje kohe

 

Postimi i plotë i Gazment Bardhit:

 
 

"Nga turi kombëtar me strukturat drejtuese të Partisë Demokratike, takimet në qarkun e Vlorës duhet t’i veçoj si mbresëlënëse. Në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë i gjeta demokratët të mobilizuar për t’i prirë ndryshimit. 

 

Nga bashkëbisedimi i hapur kuptova se sa më shumë presion të paligjshëm që ushtron qeveria, aq me më shumë vendosmëri dhe kurajo reagojnë qytetarët dhe demokratët në Vlorë, Selenicë, Sarandë dhe Delvinë. 

Për fat të keq, këto qytete janë shfrytëzuar pa mëshirë nga Edi Rama dhe trafikantët e drogës, të njohur kudo në zonë si partnerët e tij kryesorë në bashkëqeverisje. 

Me mbështetjen e pakursyer të qytetarëve të këtij qarku, besoj fort se ndryshimi është vetëm çështje kohe!"

Login to post comments