'Ku ishte policia deri tani? Po vadiste parcelat me hashash?/ Pyetjet e qytetarit për aksionin anti-KÇK

Diel, 09 February 2020 18:02

Show vulgar për të mbushur xhepat. Kështu e konsideron një qytetar aksionin e fundit ndërmarrë nga policia e shtetit.

Përmes një mesazhi dërguar ish kryeministrit Sali Berisha a I bën disa pyetje krerëve të Policisë dhe jo vetëm.

“Disa pyetje te qytetarit dixhital për narkopolicinë socialiste!”, shkruan ish kryeministri, ndërsa publikon pyetjet e mesazhdërguesit.

 
 

Pershendetje Doktor.

 

Policia e shtetit ngrihet në këmbë! Pse shtrirë ka qënë deri tani?! Apo ka qënë në gjumë ?! Apo ishte e zënë duke vaditur parcellat me hashash?!

Pse duhet të paguajmë militantët e rilindjes socjaliste me uniforma policie që të ndjekin mbrapa makinat lluksoze, kur këto automjete kanë marrë leje qarkullimi nga vetë institucjoni që drejtohet e komandohet nga qeverria e Ramës?

Nje shou vulgar per te mbushur xhepat!

Login to post comments