Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar ashpër, ndaj deklaratave të Taulant Ballës, i cili tha se Kongresi i PS-së do të përcaktojë agjendën deri më 30 qershor 2021, datë kur sipas tij, do të mbahen zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Manjani shkruan se si me kongres si pa të, Edvinin e kanë për çdo gjë.
“Ç’lesh Kongresi?! Vendimet i merr Tjetri sipas qejfit, pa rregulla e pa procedura, kundër Kushtetutës së Republikës. Nuk e qeth hiç për kolegjialitet e procedurë!
Ndaj them që boll me këtë pritshmërinë se do bëhet një kongres! Kot fare!
Fundja njësoj si kongreset e të gjitha partive, është dhe ky. Llo llo llo llo…. Urraaaaa…! Poshtë armiqtë…! Rroftë udhëheqja…..! Fitoreeee….!”, shkruan Manjani.
Postimi nga Ylli Manjani
Shihni ç’pritshmëri publike kanë ngritur!
Do mblidhet kongresi i partisë që të vendosë për punët e Shqipërisë!!! Aty do vendoset çdo gjë.
Kulmi! Formalisht, kësaj Shqipërie i thonë ende demokraci!!!
Media e publiku i gjerë, në një shoqëri të paktën pluraliste, proporcionalisht duhet t’i përgjigjen me mesazhin: KUJT I PLASI PËR KONGRESIN TUAJ?!
Si me kongres e si pa kongres Edvinin kanë për çdo gjë.
Ç’lesh Kongresi?! Vendimet i merr Tjetri sipas qejfit, pa rregulla e pa procedura, kundër Kushtetutës së Republikës. Nuk e qeth hiç për kolegjialitet e procedurë!
Ndaj them që boll me këtë pritshmërinë se do bëhet një kongres! Kot fare!
Fundja njësoj si kongreset e të gjitha partive, është dhe ky. Llo llo llo llo…. Urraaaaa…! Poshtë armiqtë…! Rroftë udhëheqja…..! Fitoreeee….!