Basha: Potencialin për investime të huaja po e shkatërron korrupsioni

Hënë, 10 February 2020 13:42

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi pas një raporti të Dhomës Amerikane të Tregtisë se korrupsioni është arsyeja kryesore se përse vendi nuk ka investime të huaja.

Sipas DHAT, këto investime po shkojnë në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, ndërkohë që Shqipëria e ka potencialin për të thithur investime, por pengohet nga korrupsioni.

“Dhoma Amerikane e Tregtisë ka konstatuar (pa asnjë surprizë) se korrupsioni është problemi kryesor që e lë pas Shqipërinë në fushën e investimeve të huaja. Është korrupsioni në nivelet më të larta që në mënyrë të pafalshme po i vjedh të ardhmen vendit tonë.

I njëjti institucion i respektuar vlerësoi po sot potencialin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë për të thithur investime. Por ky potencial për zhvillim po shkatërrohet nga një qeveri që në gjenezën e saj ka kapjen e shtetit dhe korrupsionin,” shkruan Basha.

Login to post comments