Fshehu dy dënime/ KQZ merr në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë për heqjen e mandatit të këshilltarit socialist

Hënë, 10 February 2020 18:03

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të marrë në shqyrtim ditën e mërkurë kërkesën e prokurorisë për heqjen e mandatit të anëtarit socialist të Këshillit Bashkiak, Mirush Dema.

Ky i fundit nga nga verifikimet e sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, ka rezultuar se ka fshehur dy dënime në Zvicër. Në vitin 2014, këshilltari aktual socialist në Kamëz, i ka ofruar për t’i shitur 4 qese heroinë një polici, i cili ishte i infiltruar.

 

Kurthin ai e ka kuptuar në fund. Për këtë ngjarje është dënuar, dënim i cili u konvertua në gjobë.

 
 

Këshilltari socialist rezulton se ka ndryshuar mbiemrin pas martese, nga Troci në Dema, por nuk i ka shpëtuar të kaluarës edhe pse në momentin e plotësimit të formularit të vetëdeklarimit, deklaroi vetëm një ndalim për verifikim në Gjenevë dhe dëbim në Suedi, duke fshehur dënimin për heroinë dhe dhunim banese.

 

‘Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e mërkurë, më datë 12.02.2020, ora 13:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:

 Shqyrtimi i projekt-vendimit:

1.    Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z. Mirush Osman Dema (Troci), anëtar i këshillit të Bashkisë Kamëz, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Image

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...