Pas Ramës, Albin Kurti vijon takimet në Tiranë, i shkon Metës në Presidencë

Tuesday, 11 February 2020 11:40

Pas një takimi të gjatë dhe një konference të përbashkët këtë mëngjes me Edi Ramën, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shkuar në Presidencë.

Kurti do të zhvillojë një takim me Presidentin Ilir Meta, i cili vetëm pak më parë përcolli delegacionin e Komisionit të Venecias për Paketën Anti- Shpifje.

Ndërkohë Kurti pas Metës ka për të takuar edhe kryetarin e Kuvendit Gramoz Rucci, kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj apo kryetarin e opozitës dhe PD Lulzim Bashën.

Modifikuar më Tuesday, 11 February 2020 11:49
Login to post comments