Luftë e hapur Rama-Kurti/ Këshilltari i Kurtit, Ramës: Sundues territoresh

Tuesday, 11 February 2020 14:05

Aktivisti i Vetëvendosjes nga Shqipëria, Arbër Zaimi po thotë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti  është politikan që synon zgjerimin e hapësirës manovruese të vendit e shoqërisë së vet në politikën ndërkombëtare, aq sa meriton e sa ka të drejtë një komb i vogël si yni.

"Ndërsa politikanët shqiptarë gjatë dekadave të fundit, janë prirë kah ngushtimi i hapësirës së tyre manovruese, duke deleguar, duke dhuruar, duke shitur - ca sektorë te privatë e te PPP, ca duke ia lënë Washingtonit, ca Brukselit, ca Berlinit, ca fqinjëve." ka shkruar Zaimi në Facebook.

Tutje ai shton se I pari synon ngritjen e shqiptarëve në teatrin e kombeve, ndërsa të dytët e kanë zbritur tashmë Shqipërinë e Kosovën në territore të administruara, prej ku banorët mezi ç’presin të ikin.

"Por Albin Kurti shtrin dorën e bashkëpunimit, sepse me erërat e ftohta që po fryjnë, është fatale për shqiptarët nëse për çështje kombëtare janë të përçarë" shton Zaimi.

Kujtojmë se ky reagimi i Zaimit, vjen pas takimit tensionues të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me atë të Shqipërisë Edi Rama

Ata ishin në krah të njeri-tjetrit në Tiranë, në një konferencë të përbashkët shtypi, në të cilën Albin Kurti i kushtoi rëndësi “macro-Shengenit shqiptar” dhe anashkaloi nismën e Ramës, ndërsa ky I fundit nga ana e tij ia ktheu aty për aty: “Nuk mund të ketë “Macro – Shengen shqiptar” pa pasur një “minis-shengen ballkanik.

Modifikuar më Tuesday, 11 February 2020 14:09
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...