Tritan Shehu publikon peticionin e Departamentit të Kirurgjisë në QSUT: Po mbyllen dy salla të urgjencës

Tuesday, 11 February 2020 15:06

Departamenti i Kirurgjisë në QSUT ka nënshkruar një peticion lidhur me sallat e urgjencës të cilat po zhvendosen nga Ministria e Shëndetësisë

Sipas peticionit, mjekët kërkojnë që të ketë një sallë urgjencë në katin 0 për pacientët që u rrezikohet jeta.

Ndëkohë peticioni është publikuar nga ish- ministri i PD Tritan Shehu që e konsideron një vendim arbitrar, pa asnjë konsultë me mjekët dhe në dëm të shërbimit ndaj pacientit.

  • foto galeri
  • foto galeri

NJOFTIMI I TRITAN SHEHUT

Kur pa dija vendoset para profesionalizmit e shkences!!!
QSUT, kirurgjia po ngre zerin kunder vendimeve arbitrare, jo profesionale e demtuese te sherbimit ndaj pacientit.
Eshte krejt i drejte e racional dokumenti i hartuar e firmosur nga Departamenti i Kirurgjise, perballe aktit te pa shembullte te mbylljes se dy sallave te urgjences duke demtuar sherbimin, pa asnje konsultim me me ata qe punojne, njohin mire rregullat e ekzigjencat e atij profesioni, i sherbejne me perkushtim pacientit ne kushte te veshtira e deri diskriminuese.

 

Ashtu sic e kam ngritur prej kohesh, shkaterrimi gradual i asaj Urgjence Polivalente, nje investim i madh e cilesor i perfunduar me 2012 po vazhdon tashme me eliminimin e bllokut kirurgjikal te saj, per tu perfunduar me copezimin e Urgjences nga cvendosja e nje pjese te saj tek godina ne ndertim e Semundjeve te Brendeshme.

Te gjitha keto vendime arbitrare, se bashku me uljen drastike te kapaciteteve te kirurgjive, pa asnje konsulte e diskutim me specialistet, ndesh dhe me Strategjine e zhvillimit te QSUT te miratuar ne menyre transparente, demtojne rende ate sherbim ne nivel kombetar, cilesine e atij ndaj pacienteve, pa folur ketu per demin ekonomik.
Une pershendes reagimin e pergjegjshem te kolegeve te kirurgjise, pa te cilet nuk mund te ndermerren te tilla hapa, sepse kur arbitrariteti vendoset para profesionalizmit, jo vetem ndalon zhvillimin por con ne shkaterrim.

Login to post comments