Fundi në strehën e maskarenjve…

E mërkurë, 12 February 2020 16:17
Nga Kastriot Islami 
 

Historia ka treguar se çdo lloj Princi, për shkak të sjelljeve dhe veprimeve antipopullore e antikombëtare.. tenton në periudhën e fundit të mbretërimit të shpëtojë nga dështimet, marrëzitë, dëmet e paimagjinueshme dhe ndëshkimi duke u fshehur në strehën e maskarenjve si tradhtar…

Në strehën e sharlatanëve, herë duke u paraqitur si kloun, herë si nacionalist aguridh i neveritshëm, dhe herë si populist i pështirë…I vetmuar dhe i mbështetur deri në fund nga fundërrinat që s’pushojnë e nuk ngopen së përfituari…të cilët më shumë e kërkojnë sesa i kërkon me qiri deri në fund…madje më shumë e shtyjnë për interesat e tyre drejt bëmave sesa e frenojnë…

Frikën e Princit nuk e qetëson as jeleku prej antiplumbi dhe as makina e blinduar, madje as lajkat e sejmenëve vendas e të huaj… ndonëse nuk e mendon fundit e tij pavarësisht pagjumësisë dhe ëndrrave të tmerrshme që e mundojnë çdo natë… 

Sepse gjithmonë kishte menduar që mashtrimet e blofet e kishin shndërruar në mjeshtër të marifeteve dhe në hero që e adhuronte së paku shumica e qytetarëve…Por nuk i rezulton kështu sa më shumë ndizet revolta qytetare që e tmerron…

Ky fund i pashmangshëm është logjik… 

Sepse, së pari, Princi ynë është i paaftë ambicioz dhe i paditur kronik… Dhe si çdo i paaftë ai vuan rëndë nga kompleksi i inferioritetit…Inferioritetin e tij përpiqet ta kompensojë e maskojë me mashtrime, gënjeshtra e megallomani…

Me veshje e pamje ekstravagante, sjellje perverse, xhestikulacione trupore dhe impozime  qesharake..Dobësitë tenton t’i maskojë me arrogancë e ulurima, cinizëm e ofendime, por edhe me frikë e depresion…

Eksitimin e transformon në marrëzi dhe depresionin e kuron me eksitantë…Ndërkohë që fsheh një urrejtje për cilindo ndaj të cilit ndjehet inferior, veçanërisht ndaj të aftëve..Ndaj të huajve rezulton lëpirës, frikacak, qesharak e kompromentues…

 Sepse, së dyti, Princi ynë është i babëzitur, pra nuk ngopet as me pushtet dhe as me para, as më të dyja bashkë, duke menduar se kështu do të bëjë a do të mbetet në histori. Prandaj ai mban pranë vetes dhe bën shokë të ngushtë hajdutët, kriminelët dhe gangsterët që shtyjnë për më shumë para të pista e jetë të shfrenuar luksoze…

Me një dëshirë ekstreme për të vjedhur dhe për të kontrolluar gjithcka…Mburravec i sëmurë, që e konsideron veten i vetmi hero që sakrificat e tij s’ia kuptojnë dhe vlerësojnë as bashkëpunëtorët dhe as populli …

Fundi i pashmangshëm dhe abandonimi nga të gjithë e tmerrojnë…

 Sepse, së treti, Princi ynë është frikacak, pra ka shumë frikë nga revolta qytetare dhe fundi i tmerrshëm… Ai tanimë e ka të qartë shumë mirë se qytetarët janë më të mencur se ai dhe ja kanë kuptuar injorancën, hilet e mashtrimet tinzare, dhe se bashkëpunëtorët e afërt ja kanë me hile, prandaj kohët e fundit ka filluar të kërkojë mbështetjen e të huajve, duke u hequr interesant e miqësor me ta apo duke u treguar përralla e barcaleta e bërë humor banal sa herë i fton për pritje.

Nga ana tjetër, për të maskuar frikën që i është futur deri në palcë, kërkon ti frikësojë qytetarët duke ju krijuar përshtypjen se ka me vete të fortët e kriminelët, bandat e mafian, me të cilët sillet dashamirës dhe i nënshtruar, deri lëpirës…Po nuk del dot jashtë karakterit të tij kontrapedal duke u sjellë me të gjithë qytetarët e thjeshtë arrogant, duke qenë i bindur se vetëm kështu do të mund ti nënshtrojë; …me vajzat e gratë sillet qëllimisht gojëpisët e fjalëndyrë…me të moshuarit tallës e cinik…

Po shpesh edhe kur ndodhet në situata të vështirë e të pakëndshme bën rolin e klounit duke u qurravitur, por pa harruar të tallet me të gjithë e duke bërë gjithë dynjanë të gajaset…

Modifikuar më E mërkurë, 12 February 2020 16:19
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...