Ruajtja e votës/ PD: Qeveri tranzitore dhe drejtor të ri policie 100 ditë para zgjedhjeve

E mërkurë, 12 February 2020 17:58

artia Demokratike dorëzoi pranë grupit të punës për reformën zgjedhore 3 paketa me ndryshimet ligjore për ndarjen e politikës nga krimi ku synohet goditja e krimit zgjedhor.

Këto janë propozimet ligjore të demokratëve të cilat do të diskutohen fillimisht në tryezën e përbashkët politike dhe më pas nëse marrin dritën jeshile do të votohen edhe në parlament.

 

Demokratët sanksionojnë në krye të ligjit të tyre për funksionimin e Policisë së Shtetit, prezencën e qeverisë kujdestare 100 ditë përpara zgjedhjeve.

 
 

Demokratët propozojnë që ministri i brendshëm teknik të zgjedh 100 ditë përpara zgjedhjeve edhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë.

 

2. Për të siguruar besimin e subjekteve zgjedhore në funksionimin e paanshëm të Policisë së Shtetit, përjashtimisht nga rregullat e parashikuara në nenin 13 të ligjit nr. 108/2014 “Për Policinë e Shtetit”, i ndryshuar, 100 ditë (njëqind) ditë përprara datës së zgjedhjeve, Ministri i Brendshëm në Qeverinë Kujdestare të zgjedhjeve, i caktuar sipas përcaktimeve të bëra në ligjin për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave, emëron Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Sanksionet e demokratëve për krimet zgjedhore janë shumë të forta, ndërkohë që në grupin e punës ata kanë kërkuar që të shihet mundësia që shkeljet zgjedhore të konsiderohen si shkak për pavlefshmërinë e zgjedhjeve.

Besimin e tyre demokratët e kanë tek qytetarët, duke i inkurajuar ata të denoncojnë krimet zgjedhore. Dhe për të gjithë ata që do të sinjalizojnë dhënie parash në këmbim të votës, apo shkelje ligjore nga individë që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me zgjedhjet, PD parashikon të kenë një status të veçantë. Sinjalizuesit do të kenë rol të njëjtë si bilbilfryrësit në administratën publike.

Sinjalizuesi gëzon të drejtën e

a: konfidencialitetit gjatë procesit të sinjalizimit, që përfshin, gjithashtu, mundësinë e sinjalizimit anonim të një veprimi ose praktike të dyshuar korrupsioni;

b) ruajtjen e konfidencialitetit të burimit të informacionit të sinjalizuesit;

c) mbrojtjes kundër hakmarrjes.

ç) mbrojtjes në marrëdhënien e punësimit;

d) mbrojtjes nga ndjekja penale për vepra penale të shpifjes, fyerjes apo kallëzimit të rremë, duke konsideruar se në paraqitjen e sinjalizimit, ai ka vepruar në ushtrim të një të drejte të caktuar nga ligji, sipas nenit 21 të Kodit Penal;

dh) mbrojtjes gjatë procedimit penal të filluar përpara sinjalizimit, kur sinjalizuesi ka marrë pjesë në kryerjen e veprave penale zgjedhore, duke zbatuar rregullat për bashkëpunëtorin e drejtësisë të parashikuara nga neni 37/a i Kodit të Procedurës Penale dhe neni 52/a të Kodit Penal, pavarësisht cilësimit juridik të veprës penale ndaj sinjalizuesit.

Besimin e teknologjisë demokratët nuk e kanë vetëm në procesin e votimit, por edhe në atë të monitorimit. Në projektligjin e demokratëve kërkohet pajisja e ambienteve të qendrave të votimit me kamera sigurie, pamjet e të cilave të monitorohen nga KQZ dhe Policia e Shtetit. Policia Gjyqësore do të ketë detyra të veçanta pas shpalljes nga Presidenti të datës së zgjedhjeve. Demokratët kërkojnë që Policia Gjyqësore të evidentojnë familjet me ndihmë ekonomike, të cilat rriskohen t’u ofrohen ndihma në këmbim të votës dhe gjithashtu gjurmimi i çdo donacioni me shumë mbi 50 mijë lekë të reja në favor të partive politike.

Në propozimet e demokratëve për rolin e Prokurorisë në Zgjedhje, parashikohet që Prokurori i Përgjithshëm të jetë fuqiplotë për të vënë në lëvizje të gjitha institucionet në funksion të parandalimit të krimeve zgjedhore.

Prokurori i Përgjithshëm, brenda dy javëve nga caktimi i datës së zgjedhjeve, nxjerr udhëzim të përgjithshëm me shkrim për prokurorët e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm dhe për oficerët e policisë gjyqësore, si dhe mbikëqyr zbatimin e tij. Brenda 3 muajve nga përfundimi i periudhës zgjedhore, Prokurori i Përgjithshëm raporton përpara Kuvendit mbi gjendjen e kriminalitetit gjatë periudhës zgjedhore.

Krimet Zgjedhore do të jenë kompetencë e SPAK dhe BKH dy institucionet e reja të drejtësisë të cilat do të aktivizohen menjëherë pas shpalljes së datës së zgjedhjeve.

Për veprat penale zgjedhore në kompetencë lëndore të Prokurorisë së Posacme, Drejtuesi i saj koordinon me përparësi punën e njësive që janë në kompetencën e tij me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, shërbimet e inteligjencës dhe autoritetet e tjera kompetente.

Drejtuesi i BKH-së, brenda dy javëve nga caktimi i datës së zgjedhjeve, nxjerr rregulloren mbi metodologjinë e informimit të BKH-së nga punonjësit e policisë së shtetit për veprat penale në kompetencë të Prokurorisë së Posacme.

Demokratët pritet të paraqesin të tjera paketa ligjore në funksion të parandalimit të krimeve zgjedhore dhe evidentimin dhe ndalimin për të kandiduar dhe mbajtur mandat të individëve të lidhur me krimin.

/Publikuar nga AbcNews.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...