‘Pajtimi me Beogradin përcaktohet në Prishtinë’/ Çollaku: PD do i japë fund përplasjes, thelbi i konfliktit është Edi Rama

E mërkurë, 12 February 2020 18:00

Shefi i Departamentit për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Demokratike, Kreshnik Çollaku ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax Neës ku foli për zhvillimet e fundit politike në vend dhe rajon.

Çollaku tha se mes Kosovës dhe Shqipërisë ka një përplasje që nuk fshihet më ndërsa përgjegjës të saj ai ka etiketuar kryeministrin Edi Rama.

 

Çollaku tha se kjo përplasje do të marrë fund me ikjen e Ramës nga posti i kryeministrit, ndërsa është zotuar se Partia Demokratike me ardhjen në pushtet do të bëjë çdo përpjekje për të mbështetur Kosovën në çdo hap.

 

Ai tha se është përgjegjësi dhe e drejtë e Prishtinës zyrtare për të vendosur mbi pajtimin dhe marrëveshjet me Beogradin.

 

“Përplasje e tillë mes Ramës dhe Kurtit në një konferencë është shenjë e qartë e një hendeku  të madh mes Tiranës zyrtare dhe Prishtinës zyrtare. Nuk është një gjë e re, por kishte një ripërsëritje, Rama para Vuçiç fyente, tallte politikanët e Kosovës, u arrit në pikën ekstreme të një padie të Ramës kundër Haradinajt. Kjo ngjarje tregon se thelbi i konfliktit në këtë marrëdhënie është Edi Rama me gjithë përpjekjen e Albin Kurtit për të qenë i ftohtë. Përplasja e propozimeve është e qartë, për Albin Kurtin prioritet mbetet Shqipëria, pse jo bashkimi i shqiptarëve, ndërsa ndryshe mendon Rama që është një tezë totalisht anti-shqiptare, si politikan është totalisht një sjellje e vartësisë nga Beogradi.

Tani nuk jemi më në vazhdën e keqkuptimit për të thënë më pas se nuk dija gjë. Ky projekt është asgjë më tepër se rikthimi i Jugosllavisë së re. Kjo situatë më gjithë kujdesin për ta zbutur nuk ka gjasa të shërohet. Qëndrimi i PD është i qartë, qeverisja e Lulzim Bashës do të ndërpresë këtë përplasje, do mbështesë çdo përpjekje të Kosovës për pajtimin që përcaktohet në Prishtinë dhe vendosen nga ajo. Kursi i përplasjes Tiranë-Prishtinë do të mbarojë me daljen nga zyra e kryeministrit e Ramës.

Të gjitha ato që thotë Rama si përfitime me minishengenin janë të realizuara sot, shumica e vendeve të Ballkanit lëvizin me karta identiteti. Nuk kuptoj çfarë shtesash ka. Ky padyshim është një hap për të shkuar drejt një federate ballkanike. Ishte një konfederatë e Jogosllavisë por u heq. Pavarësisht se e shesin si minishengen, është tentativë e re për krijimin e konfederatës Jugosllave”, tha Çollaku.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...