Ish-deputeti i PD-së ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë se niveli i përgatitjeve për të përballuar një epidemi në vend, ndërsa rreziku ndaj korona virusit rritet, është i ulët.
Me një shënim në facebook, Shehu shkruan se ministria “fshihet pas ‘sekretit shtetëror’, siç ndodhi në Kinë”, ndërsa i referohet deklaratës se vendi ku është përgatitur karantina për rastet e mundshme të dyshuara, është sekret.
Postimi i plotë:
Ministria e Shendetesise fshihet mbas “sekretit shteteror”, sic ndodhi ne Kine!
Edhe mbreme perfaqesuesi i asaj Ministrie deklaroi se vendi (vendet) ku eshte pregatitur “Karantina” per rastet e mundeshme te dyshimta me “Virusin Kinez” eshte “sekret”, njelloj sikur te ishim nen Kim Jong-un.
Kjo shoqerohet edhe me nje “optimizem propagandistik” shume larg realitetit dhe i rrezikshem, se ne qenkemi “vendi me i sigurte ne bote” ne kete drejtim, ndersa psh vete ShBA e Trump e kane ngritur alarmin ne maximum.
Ne fakt ky eshte dhe i njejti mentalitet i manifestuar ne Kine, qe krijoi mbi nje muaj vonese ne deklarimin e asaj epidemie, duke denuar dhe doktorin hero qe e dekonspiroi ate, me deme te pallogariteshme kjo.
Eshte detyra e Ministrise jo te mistifikoje masat apo tu bjere “daulleve te fitores para lufte”, por te beje trasparente cdo procedure, cdo organizim ne mbrojtje nga kjo epidemi e mundeshme, qe sipas OBSh akoma eshte e paqarte se cfare dimensione apo drejtimi do te marre, ashtu si dhe per cdo veprim tjeter, qe ka te beje me shendetesine.
Teorite e tilla te “konspiracionit apo te suksesit” ne fakt duan te fshehin gjendjen reale, nivelin e ulet te pregatitjeve per t’i bere balle nje epidemie te mundeshme jo vetem me disa kontrolle formale ne kufi, por vecanerisht per ta perballuar ate e komplikacionet e saj nqs ajo do te ndodhe, gje qe askush nuk e desheron, por qe as e perjashton dot.