Ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka marrë pjesë ditën e sotme në varrimin e Sulejman Berishës, tropojanit që gjatë luftës në Kosovë e kthehu kullën e tij në bazë për luftëtarët e UÇK-së.
Sipas Haradinajt, me vdekjen e tij, Kosova humbi një prej vëllezërve që iu bë krah çlirimit të saj.
“Sot në Tiranë për t'i dhënë lamtumirën e fundit Sulejman Berishës, të cilin kam pasur nderin ta njoh për së afërmi, në kohën më të vështirë për Kosovën. Baca Sulejman, kushëri i afërt i ish-kryeministrit Sali Berisha, gjatë luftës së fundit në Kosovë, kullën e tij në Tropojë e kishte vënë në shërbim të plotë të UÇK-së. Me kalimin e tij në amshim, familja humbi të dashurin e tyre kurse Kosova një prej vëllezërve që iu bë krah çlirimit të saj. I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, shkruan Haradinaj në mesazhin e tij.