8200 euro për një pishë/ Pushohen hetimet kundër Erion Veliajt

Premte, 14 February 2020 18:45

Gjykata e Apelit Tiranë ka miratuar kërkesën e prokurorisë për pushimin e hetimeve ndaj zyrtarëve të bashkisë së kryeqytetit dhe kompanisë Fusha sh.p.k, të kallëzuar për prishjen e barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre për një kontratë ‘pa garë’ për furnizimin dhe vendosjen e drurëve dekorativë në zonën industriale Kamëz-Kashar.

Autor: Vladimir Karaj, Edmond Hoxhaj  BIRN  Tiranë
Printo
 
https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Erion-Veliaj-Keshilli-Bashkiak-300x208.jpg 300w, https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Erion-Veliaj-Keshilli-Bashkiak-768x532.jpg 768w" data-lazy-sizes="(max-width: 578px) 100vw, 578px" data-lazy-src="https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Erion-Veliaj-Keshilli-Bashkiak-578x400.jpg" sizes="(max-width: 578px) 100vw, 578px" srcset="https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Erion-Veliaj-Keshilli-Bashkiak-578x400.jpg 578w, /https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Erion-Veliaj-Keshilli-Bashkiak-300x208.jpg 300w, https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Erion-Veliaj-Keshilli-Bashkiak-768x532.jpg 768w" data-was-processed="true" style="font-family: roboto, sans-serif; box-sizing: border-box; user-select: auto !important; border: 0px; vertical-align: middle; width: 588px;">

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke folur gjatë një mbledhje të Këshillit Bashkiak. Foto: LSA

Në mes të tetorit, Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi një vendim të Gjykatës së Tiranës për miratimin e një kërkese të prokurorisë për pushimin e një kallëzimi penal ndaj zyrtarëve të bashkisë së Tiranës, Ndërmarrjes Nr.1 të Punëtorë të Qytetit dhe kompanisë “Fusha”, për një tender me vlerë 332.5 milionë lekë (2.72 milionë euro) për blerjen dhe mbjelljen e drurëve dekorativë përgjatë autostradës Durrës-Tiranë në segmentin Kamëz-Kashar.

Ky tender ishte kallëzuar nga ish-grupi Parlamentar i Partisë Demokratike me pretendimin se ishte kryer me anë të një procedure konkurrimi në kundërshtim me “ligjin dhe në mungesë të çdo lloj gare, duke përzgjedhur në mënyrë selektive një operator ekonomik, i cili duket të jetë i privilegjuar në fushën e prokurimeve publike.”

Thelbi i kallëzimit të PD-së qëndronte mbi faktin se për blerjen e këtyre pishave ishte përdorur një procedurë e kufizuar prokurimi, e cila justifikohet vetëm në rastin e një nevoje ekstreme, të shkaktuar nga ngjarje të paparashikuara, që nuk i ngarkohen autoritetit kontraktor.

Por gjykata e ka hedhur poshtë këtë pretendim, duke arsyetuar se autoriteti kontraktor – Drejtoria e Punëtorëve e Përgjithshme Nr.1 e Qytetit, e ka pasur të pamundur të kryejë një procedurë të hapur prokurimi, për shkak të kohës së shkurtër që i është vënë në dispozicion nga Këshilli Bashkiak i Tiranës për realizimin e tenderit, përpara se fondet të digjeshin në fund të vitit buxhetor.

“Përfundimisht provohet se autoriteti kontraktor, Drejtoria e Përgjithshme nr.1 e Punëtorëve të Bashkisë Tiranë, nuk rezulton që këtë procedurë prokurimi objekt hetimi ta ketë nisur me iniciativën e vet, por provohet se ka qene Këshilli Bashkiak i Tiranës ai që e ka detyruar ketë autoritet kontraktor, me alokimin e fondeve të vëna në dispozicion për këtë procedurë prokurimi,” thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë.

“Në këto rrethana, vendimi është marrë nga një organ kolegjial,” shton gjykata.

Bashkia e Tiranës dhe biznesmeni Shkëlqim Fusha nuk i përgjigjën një kërkese për koment mbi këtë hetim. Edhe prokurori i çështjes, Alket Mersini refuzoi të komentonte mbi vendimin e gjykatës. Ndërkohë, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu – i cili bëri kallëzimin penal ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kompanisë Fusha dhe po ashtu apeloi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për pushimin e hetimeve, i tha BIRN në një bisedë telefonike se nuk ishte informuar si palë e interesuar për këtë vendim.

“Nuk di asgjë. Nuk kemi asnjë njoftim,” tha Balliu.

8200 euro pisha

https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Pishat-ne-Autostrade-300x200.jpg 300w, https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Pishat-ne-Autostrade-768x512.jpg 768w" data-lazy-sizes="(max-width: 600px) 100vw, 600px" data-lazy-src="https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Pishat-ne-Autostrade-600x400.jpg" sizes="(max-width: 600px) 100vw, 600px" srcset="https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Pishat-ne-Autostrade-600x400.jpg 600w, /https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Pishat-ne-Autostrade-300x200.jpg 300w, https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Pishat-ne-Autostrade-768x512.jpg 768w" data-was-processed="true" style="font-family: roboto, sans-serif; box-sizing: border-box; user-select: auto !important; border: 0px; vertical-align: middle; width: 610px;">

Pishat e buta te mbjella nga kompania “Fusha” sh.p.k ne hyrje te autostrades Tirane-Durres. Foto: Geri Emiri.

Më 23 nëntor 2017, Këshilli Bashkiak i Tiranës u mblodh dhe vendosi ndër të tjera, rishpërndarjen e fondit të shpenzimeve korrente, duke ngarkuar Drejtorinë e Punëtorëve Nr.1 të Qytetit për zbatimin e projektit për “Furnizim dhe vendosje dru dekorativ në zonën industriale Kamëz-Kashar” me një fond total prej 667,7 milionë lekësh për vitet 2017-2019.

Bazuar në vendimin e Këshillit Bashkiak, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Nr.1 të Punëtorëve të Qytetit Tiranë, më datë 20 dhjetor 2017, ka ngritur një grup pune për zbatimin e vendimit të Këshillit Bashkiak. Bazuar në urdhrin e drejtorit, ky grup pune i përbërë nga ekonomistë, juristë dhe specialistë të fushës, ka hartuar një relacion duke kërkuar realizimin e procedurës së prokurimit dhe ka ngritur një komision për specifikimet teknike.

Ky komision ka përllogaritur dhe fondin limit në bazë të testimit të tregut dhe sektori i prokurimeve i ka drejtuar një kërkesë drejtuesit të Drejtorisë Nr.1 që të hapte një prokurim me “negocim pa shpallje paraprake’ me vlerë 278.1 milionë lekë pa TVSH, për blerjen e drurëve dekorativë.

Referuar procesverbalit të datës 20 dhjetor 2017, njësia e prokurimit ka hartuar dhe miratuar dokumentacionin standard dhe i ka bërë ftesë 5 subjekteve. Pas 24-orësh, me datë 21 dhjetor 2017, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, ka proceduar me hapjen e ofertave të paraqitura nga subjektet. Vetëm kompania Fusha ka paraqitur ofertë dhe është shpallur fitues në të njëjtën datë nga KVO.

Me 22 dhjetor ose 48 orë nga ftesa fillestare për negocim, kompania Fusha ka filluar punimet. Ndërkohë, 6 ditë më vonë, me 28 dhjetor 2017, kompania Fusha i ka dërguar bashkisë Tiranë situacionin progresiv pjesor nr.1 të punimeve, duke kërkuar një pagesë prej 70.2 milionë lekësh për 60 pisha, të cilat janë likuiduar me 14 shkurt 2018 – në ditën e Shën Valentinit.

Bazuar në situacion nr.1, vlera mesatare e një pishe të blerë nga bashkia është 1.17 milionë lekë (€8200). Nëse i njëjti çmim për njësi është zbatuar për të gjitha pishat e mbjella, në total bashkia ka blerë nga Fusha 284 pisha për një vlerë totale të kontratës prej 332.56 milionë lekë me TVSH.

Në një raportim të mëparshëm mbi këtë tender, BIRN iu drejtua tre kompanive që tregtojnë dru dekorativë; njëra në Kavajë dhe dy të tjerat në Tiranë dhe mësoi se çmimi i shitjes për një pishë të ngjashme në treg varion nga 700 deri në 1000 euro.

Partia Demokratike ka pretenduar në kallëzimin e saj se kompania “Fusha” nuk i ka pasur deri në janar 2018 në gjendje 60 pishat për të cilat ka lëshuar faturë mbi situacionin e parë me 28 dhjetor 2017. Megjithatë, sipas gjykatës ky fakt nuk rezulton i vërtetë. Referuar deklaratave doganore dhe faturave tatimore, gjykata shprehet se subjekti ka blerë një sasi pishash që në shkurt 2017 dhe ka pasur në gjendje 92 pisha në dhjetor 2017.

Nevoja ekstreme për pisha

https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Matja-e-Pishave-300x169.jpg 300w, https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Matja-e-Pishave-768x432.jpg 768w" data-lazy-sizes="(max-width: 600px) 100vw, 600px" data-lazy-src="https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Matja-e-Pishave-600x338.jpg" sizes="(max-width: 600px) 100vw, 600px" srcset="https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Matja-e-Pishave-600x338.jpg 600w, /https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Matja-e-Pishave-300x169.jpg 300w, https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Matja-e-Pishave-768x432.jpg 768w" data-was-processed="true" style="font-family: roboto, sans-serif; box-sizing: border-box; user-select: auto !important; border: 0px; vertical-align: middle; width: 610px;">

Pisha te matrikulluara me mbishkrimin “FUS” qe BIRN numeroi nga mbikalimi i Kamzes deri ne ate te Kasharit. Foto: Geri Emiri.

Kompania Fusha është kontraktori më i madh i bashkisë Tiranë dhe gjatë 3 viteve të fundit ka përfituar me shumë se 3.1 miliardë lekë për punë publike në kryeqytet.

Sipas kallëzimit të Partisë Demokratike të depozituar në Prokurorinë e Tiranës, pretendohet se mes bashkisë së Tiranës dhe kompanisë Fusha Sh.p.k, “ka një marrëdhënie personale, e cila vjen në kundërshtim me parimet dhe qëllimin e ligjit “Për prokurimin publik”.

Kallëzimi thekson se bashkia ka zgjedhur një procedurë prokurimi në kundërshtim me ligjin dhe në mungesë të çdo lloj gare, duke zgjedhur ne mënyrë selektive një operator ekonomik, i cili duket të jetë i privilegjuar në fushën e prokurimeve publike.

Referuar ligjit ‘Për prokurimin publik’, procedura me ‘negocim pa shpallje paraprake të njoftimit’ përdoret vetëm në raste të veçanta, kur për arsye të nevojës ekstreme, të shkaktuar nga ngjarje të paparashikueshme nga autoriteti kontraktor, afati kohor i parashikuar për njoftimin e kontratës për procedurat e hapura, të kufizuara ose me negocim, me publikim, nuk mund të respektohet. Gjithashtu, rrethanat e përmendura për të justifikuar nevojën ekstreme nuk duhet të shkaktohen në asnjë rast nga veprimi ose mosveprimi i autoritetit kontraktor.

Sipas arsyetimit të Prokurorisë së Tiranës për pushimin e hetimeve për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe prishjes së barazisë në tendera, kjo situatë e jashtëzakonshme për Drejtorinë e Përgjithshme Nr.1 të Punëtorëve të Qytetit Tiranë, është krijuar nga vendimi i Këshillit Bashkiak për shkak të fondeve që janë rialokuar për vitin 2017 dhe pamundësisë për t’i prokuruar këto fonde brenda vitit buxhetor me procedurë të hapur. Sipas prokurorisë, një procedurë e hapur prokurimi kërkonte mbi 23 ditë, ndërkohë që Autoriteti Kontraktor ka pasur në dispozicion kohën nga data 19 deri me 31 dhjetor për ta realizuar këtë procedurë prokurimi.

“Referuar datës në të cilën Këshilli Bashkiak dhe Bashkia e Tiranës kanë lejuar autoritetin kontraktor për të zhvilluar këtë procedurë prokurimi, rezulton se ka qenë e pamundur që të ndiqeshin procedurat standarde mbi ose nën kufirin e ulët monetar,” shprehet prokuroria në kërkesën për pushimin e çështjes.

Sipas prokurorit Mersini, autoriteti kontraktor “Drejtoria e Përgjithshme nr.1 e Punëtorëve të Bashkisë Tiranë,” nuk e ka nisur këtë procedurë prokurimi objekt hetimi me iniciativën e vet, por është detyruar nga Këshilli Bashkiak i Tiranës. Ndërkohë, ai arsyeton se Këshilli Bashkiak nuk mund të mbahet përgjegjës sepse është një “organ kolegjial”.

“Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe verifikimit të rrethanave objekt hetimi nuk rezultoi që në veprimet ose mosveprimet e të kallëzuarve të jenë konsumuar elementë të figurave të veprës penale,” shprehet prokurori Alket Mersini.

Bazuar në këtë përfundim, Mersini i ka kërkuar Gjykatës së Tiranës pushimin e hetimeve. Gjykata e Tiranës, pasi ka shqyrtuar kërkesën dhe aktet e hetimit paraprak, ka dëgjuar pretendimet e palëve dhe ka arritur në konkluzionin se kërkesa e prokurorit për pushimin e çështjes penale është e drejtë, e bazuar në ligj dhe në prova dhe si e tillë, duhet pranuar. Ky vendim është lënë në fuqi nga treshja e gjyqtarëve të Apelit Tiranë, Valdete Hoxha,  Astrit Haxhialushi dhe Fatmira Hajdari.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...