Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka pritur në një takim paraditen e sotme, kreu e opozitës, Lulzim Basha.
Në qendër të takimit kanë qenë diskutimet për denoncimet e djeshme të presidentit Meta, në lidhje me përpjekjet e Edi Ramës dhe mazhorancës së tij për të kapur drejtësinë.
Sipas presidentit Ilir Meta, veprimet e Ramës janë përpjekje për grusht shteti
Njoftimin për takimin e ka dhënë zëdhënësi i presidentit Ilir Meta.
Ja çfarë shkruan Tedi Blushi në Facebook:
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta thirri sot në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha.
Presidenti Meta e njohu z.Basha me skandalet e fundit anti-kushtetuese dhe përpjekjet e Rilindjes për grusht shteti, dhe i kërkoi kryetarit të PD-së që të informonte edhe drejtuesit e partive të tjera opozitare.
Presidenti Meta bëri të qartë se do të bëjë çdo gjë për të ndaluar dhe për të shpartalluar grushtin e shtetit, duke i dhënë përgjigjen më shembullore që meriton.