Në aspektin kulturor ,një risi lidhur me artin ka ardhur në Kryeqytet. Bashkëshortja e ambasadorit të Kuvajtit Ebtisam Nasser Ibrahim AlHouti e cila në të vërtetë është një artiste kuvajtiane . Ajo zgjodhi ,që eksperiencen e saj në Shqipëri ta sjell nëpërmjetë një seti të zgjedhur fotografish në të cilën pasqyron bukurinë dhe mikpritjen shqipëtare. Por në fakt ky libër promovuar dhe nga vet artistja ka shërbyer dhe si një tërheqje e fuqishme për turistët dhe ata kuvajtjanë , artistja dhe zonja AlHouti bukurinë dhe mikpritjen shqiptare e ka sjellë nëpërmjet aspektit kulturor të grave zeitare në të dyja vendet duke sjelle kështu portretin e femrës, si bukuri të krijuar nga zoti me një rol të madh si nënë, motër ,grua dhe bashkëudhëtare e jetës . Artistja "vret"me dashuri me sensin e jashtëzakonshëm artistik.
Në fakt ka sjellë me këtë libër në Tiranë dy bukurite e vendeve të popujve. Zonja Ebtisam tregon se gëzon një personalitet krejt të natyrshëm që jo vetem tërhiqet nga e bukura, por edhe e kërkon atë . Eshtë një përzgjedhje në fakt artistesh mes shtetit të Kuvajtit dhe Republikes së Shqipërisë në nivele të ndryshme arsimore . Pikërisht ky lloj diversiteti e bën tërheqës këtë liber album. Ajo ka sjellë shpirtin e dy popujve në një.